Ditën e sotme është ulur për herë të parë avioni nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit. Me avionin e parë nga Zyhriu në Aeroportin ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ erdhën 67 pasagjerë.
Aeroporti i Kukësit u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.
Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.
alert.al/


