Menu

Ekonomi i drejtohet Komisionerit të BE-së: Na ndihmoni të rrisim peshkimin dhe akuakulturën

“Përmirësimin e kapacitetit të sektorëve të peshkimit dhe akuakulturës në vendin tonë do të gjenerojë mundësi punësimi dhe eksporti”, deklaroi sot Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi. Ajo mori pjesë në mbledhjen e zhvilluar online të  Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, që kryesohet nga Shqipëria, me president z. Roland Kristo, njëkohësisht edhe zv. Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ku marrin pjesë 24 vende që lagen nga deti Mesdhe.

Në mbledhje ishin të pranishëm dhe Drejtori  i Përgjithshëm i FAO, Dr Qu Dongyu, komisioneri i  Bashkimit Evropian për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin, z. Virginijus Sinkevičiu, si dhe ministrat që mbulojnë peshkimin e vendeve të Mesdheut dhe Detit të Zi.

Ministrja Ekonomi i bëri thirrje partnerëve të vjetër si FAO, GFCM dhe BE për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar më tej konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në Shqipëri, bazuar në angazhimet e Axhendës 2030.

“Në këtë drejtim, unë do të doja veçanërisht angazhimin e Komisionerit të BE-së, Z. Sinkevicius në këtë proces, pasi një nga gurët e themelit të Deklaratës MEdFish4Ever është solidariteti më i madh midis vendeve të rajonit.

MBZHR ka një dialog të shkëlqyeshëm, të vazhdueshëm me Delegacionin e BE-së në Tiranë. Duke përfituar nga prania juaj e vlefshme në këtë ngjarje sot, unë do të shpresoja shumë për mbështetjen tuaj, Komisioner, dhe mbështetjen e ekipit tuaj në DG MARE për të promovuar ndërhyrje strategjike për përmirësimin e kapacitetit të sektorëve të peshkimit dhe akuakulturës në vendin tonë.

 Unë besoj se kjo mund të jetë katalitike në rritjen e aftësive kombëtare dhe gjithashtu të gjenerojë mundësi punësimi dhe eksporti duke kontribuar në ekonomitë e gjelbërta dhe blu të vendit dhe procesin e përgjithshëm të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi.

Në fund të fjalës, ministrja Ekonomi tha se takimi vjetor vjetor i GFCM, është parashikuar të mbahet në Tiranë, në fillim të muajit nëntor, nëse situata e pandemisë do ta lejojë.

alert.al/

Related Posts