Menu

Nutricionisti i njohur del kundër mishit të kultivuar dhe ushqimeve të insekteve, por jo për vajin e palmës

Giorgio Calabrese, presidenti aktual i Komitetit Kombëtar për Sigurinë Ushqimore është një nutricionist i ftuar shpesh nga Bruno Vespa në emisionin “Porta a porta” dhe gjithashtu në programe të tjera televizive, si dhe një bashkëpunëtor i Corriere della sera. Ai është një nga figurat e pakta publike, i cili zyrtarisht ka mbajtur qëndrim kundër mishit të laboratorit dhe ushqimit me insekte, me argumente që janë kundërshtuar nga shkencëtarët në mbarë botën, nga nutritionistë të tjerë italianë, së bashku me ekonomistët dhe hulumtuesit e universitetit. Calabrese ka shprehur gjithashtu kohët e fundit një opinion kundër Nutri-Score, një etiketë që në të ardhmen mund të jetë e pranishme në të gjitha produktet ushqimore të shitura në Evropë.

Nutritionisti kaq i vëmendshëm ndaj realitetit nuk vuri re për vite të tëra se e gjithë popullsia italiane, veçanërisht fëmijët merrte një sasi të ekzagjeruar të vajit të palmës çdo ditë nëpërmjet snacks, biskota dhe qindra produkte të tjera të pashëndetshme. Duke u përballur me një industri të tërë ushqimore që përdorte vajin e palmës (dhjami me karakteristika ushqyese të ngjashme me gjalpin), që nuk rekomandohej nga nutricionistët, Calabrese për vite me radhë nuk shprehu një opinion të kundërt, nuk u drejtoi apel industrive për të zëvendësuar yndyrën tropikale me lëndë të tjera të papërpunuara, më pak të pasura me yndyrna të ngopura, nuk iu drejtua konsumatorëve duke i ftuar ata të blinin produkte me yndyrna të tjera.

Në vitin 2010, profesori ishte kundër përdorimit të vajit të palmës, por pastaj ndryshoi mendje. Pse nuk ka deklarata nga Calabrese mbi një përbërës që, falë fushatave të nxitura, 90% e industrisë ushqimore e ka braktisur këtë vaj, duke modifikuar recetat. Giorgio Calabrese duket një nutricionist i shpërqendruar dhe jo shumë i vëmendshëm kur vjen puna te argumentimi rreth aspekteve që përfshijnë industrinë ushqimore. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts