Menu

Panairi më i madh shqiptar “Global Albanian Gastronomy Festival” mbledh në Berlin 110 kompani e 50 panelistë. Lazim Destani: Qeveritë tona të lehtësojnë procedurat e investimeve të diasporës

Për dy ditë me radhë u mbaj në Berlin të Gjermanisë, panairi më i madh shqiptar i organizuar jashtë kufinjve, “Global Albanian Gastronomy Festival”. Mbi 1000 vizitorë ka tërhequr ky panair, duke bërë bashkë shqiptarë nga të gjithë trevat dhe gastronomë shqptar nga e gjithë bota. Ndëersa sipas organizatorëve të këtij festivali, 110 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që kanë marrë pjesë në të, po tregojnë se janë gati për tregun evropian me produktet dhe shërbimet e tyre cilësore. Në “Global Albanian Gastronomy Festival”, mbajtur më 2 dhe 3 tetorit, përveç panairit morën pjesë dhe 50 panelist në diskutime e tema të ndryshme, u organizuan 10 cooking shoë, 1 mbrëmje gala dhe një ceremoni e ndarjes së çmimeve. Ndërkohë, qe merrnin pjesë Presidentja e Kosovës, Znj, Vjosa Osmani, Z.Florian Hauer, Sekretar Permanent për Çështje Federale dhe Evropiane në Shtetin e Berlinit; Izet Mexhiti, Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut; Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Republikën e Kosovës, Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Ministrja e Bujqësisë së Shqipërisë, Znj.Anila Denaj, përfaqësues nga Mali i Zi etj.

I ftuar në këtë festival dhe pjesë e Panlit të parë ishte dhe sipërmarrësi i suksesshëm dhe filantropi Lazim Destani. Ai shprehu kënaqësinë për këtë aktivitet e që sipas tij, u diskutua mbi gjetjen dhe rritjen e mundësive të sjelljes së kapitalit të diasporës në vendet e rajonit tonë.

“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në inaugurimin e panairit “Global Albanian Gastronomy Festival” që u hap dje, dhe që i vazhdon aktivitetet edhe sot (2-3 tetor) këtu në Berlin.

Inaugurimi i këtij panairi u nderua gjithashtu edhe me praninë e figurave shtetërore nga trojet tona e nga Gjermania, ndër të cilët edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Unë pata nderin të jap kontributin tim si pjesëmarrës në njërin prej paneleve të këtij eventi, ku diskutuam mbi gjetjen dhe rritjen e mundësive të sjelljes së kapitalit të diasporës në vendet e rajonit tonë. Gjatë diskutimit këtu theksova se vendet tona kanë nevojë për investime, kanë nevojë për kapitalin e diasporës, jo vetëm për kapitalin financiar por edhe për ekspertizën që diaspora jonë ka fituar në vendet e zhvilluara perëndimore. Me këtë rast gjithashtu vura theksin te niveli i shkathtësive imanente që duhet ta kenë segmentet përkatëse të qeverive të vendeve tona për shkurtimin e procedurave për sjelljen e vendimeve.

Ajo çfarë uroj është që këto aktivitete të jenë edhe në shërbim të lehtësimit të kushteve nëpër vendet tona për sjelljen e investimeve të reja, e veçanërisht nga investitorë shqiptarë, tashmë të dëshmuar nëpër botë”.

Z.Destani është Kryetar i Bordit Mbikqyrës të Ecolog International, gjigandit të shërbimeve të integuruara, kompani ndërkombëtare që drejtohet nfga familja e tij. Njëherësh, pjesë e grupit të bizneseve të familjes Destani është dhe kompania e shërbimeve bankarë gixhitale “One For”, e cila mori pjesë në Panairin e Berlinit.

Related Posts