Menu

Pellushët e Flying Tiger mund të mbysin fëmijët, ja pse janë hequr nga tregu

Sistemi RAPEX i Komisionit Evropian ka njoftuar heqjen nga tregu të dy lepurushëve prej pellushi të rrjetit të dyqaneve Flying Tiger Copenhagen, i cili gjendet me disa pika edhe në Shqipëri. Më 1 maj, Irlanda ka marrë masa për heqjen nga tregu të këtyre pellushëve, duke bërë konsumatorët që i kanë blerë t’i kthejnë. Risku potencial qëndron te fakti se gjymtyrët e pellushit janë lehtësisht të shkëputshme, cka e bën të lehtë për një fëmijë të vogël të fusë në gojë mbushjen, që mund të cojë në mbytje.

Ndërkohë, e pyetur nga Qendra ALERT, kompania Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri u shpreh se këto produkte nuk kanë ardhur në tregun tonë.

“Për korrektësi ndaj konsumatorëve, dëshirojmë të sqarojmë se produkti i përmendur nuk ka qenë pjesë e koleksionit të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri dhe nuk ka qenë i disponueshëm për shitje në tregun shqiptar. Flying Tiger Copenhagen ndjek procedura strikte të sigurisë së produkteve dhe monitoron vazhdimisht përputhshmërinë e produkteve me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Në raste të tilla, ne veprojmë në mënyrë proaktive, duke komunikuar menjëherë me autoritetet përkatëse dhe duke marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e konsumatorëve”, njofton kompania në Shqipëri.

 

Related Posts