Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Dushar të Maliqit. nNë kamion tip IFA, i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Sipas informacioneve paraprake të dëshmitarëve, kamioni ka zënë poshtë 38-vjeçarin, Marsel Nazifin, i cili ishte Drejtor i Pyjores në Maliq.
Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.
Tags: aksident ne Maliq


