14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Pesha e bujqësisë në ekonomi do të ulet, eksperti Ervin Resuli: Konsumi ka rënë ndjeshëm

Në Shqipëri, peshën më të madhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) e zë bujqësia me 18,4%. Referuar të dhënave zyrtare, pesha e bujqësisë në 4 vitet e fundit është në trend rënës nga 22-23%, në 18%.

Sipas ekspertit të sektorit, Ervin Resuli, bllokimi i dytë do të ndikonte edhe më shumë te struktura e ekonomisë, por edhe te shitjet e produkteve me origjinë shtazore.

“Goditje të fortë do të marrë sektori i blegtorisë, kryesisht i tregtimit të mishit dhe qumështit që u përballën me vështirësi në shitje për 2020. Dukuria u vu re pasi shumë kafshë nuk u shitën në sezonin turistik. Edhe për festat e fundvitit, parashikohet të ketë konsum më të ulët. Qumështi pati rënie në konsum, pasi u vu re që për 2020 u importua shumë pak nga jashtë. Në këtë situatë njerëzit do të fokusohen, te konsumi bazë, pra nuk do të rrisin shpenzimet dhe kjo do të ulë në tërësi konsumin e mishit, ashtu siç ndodhi, nga turizmi i cunguar, mosmbajtja e dasmave, festave, eventeve.

Nuk mund ta llogaris dot në vlera dëmin ekonomik, por do të ketë ndikim të ndjeshëm te PBB. Bujqësia dhe kryesisht sektori i serave, nëse nuk do të ketë probleme me kamionët e transportit, do të funksionojë, pavarësisht situatës, sepse serat prodhojnë kryesisht për eksport. Në gjykimin tim nuk ka logjikë të bllokosh fermerët. Përtej rëndësisë së jetës, janë produktet e tyre që ne konsumojmë në 3 vakte në ditë në tryezat tona. Muaji mars ishte një kaos i vërtetë gjatë karantinës, por pasi qeveria kuptoi që në të gjithë botën, fermerët nuk u ndaluan, aplikoi lëvizjen”.

Resuli rekomandon që, ndryshe nga karantina e muajit mars, nëse do të ndodhë një tjetër izolim, qeveria duhet të rrisë mbështetjen ndaj fermerëve. “Në fakt, Shqipëria nuk dha kontribut apo ndonjë paketë për fermerët, ndryshe nga Italia, Europa, SHBA apo Kosova që dyfishoi mbështetjen nga 51 milionë euro në fillim të 2020, në 100 milionë euro deri në fund të 2020.

Për fermerët shqiptarë u injektuan 9,2 milionë euro nga buxheti 2020, një shifër qesharake krahasuar me rajonin. Deri më sot, çdo statistikë apo sukses është atribut i vetë punës së fermerëve. Pasi INSTAT të publikojë të dhënat për 2020, do të shohim se në tërësi do të ketë ulje, sidomos në tregun e produkteve me origjinë shtazore. Do të ishte mirë që viti 2021 të kishte një buxhet të konsiderueshëm për bujqësinë”.

Marrë nga Monitor

Qendra Alert / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -