Menu

Rrapaj nga KASH: Buxheti në sektorët e ekonomisë, s’mund të konkurrojmë me rajonin

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Rrapaj kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar foli për debatin mbi buxhetin në të gjithë sektorin e ekonomisë së ushqimit, Skemën Kombëtare dhe se sa mund të konkurrojë Shqipëria me vendet e rajonit.

“Skema Kombëtare është një pjesë e vogël e buxhetit. Debati për buxhetin në të gjithë sektorit e ekonomisë së ushqimit, duke nisur nga bujqësia ka qenë i hershëm. Debati ka filluar tek përqindja që mbështetet bujqësia si sektor dhe gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë së ushqimit, në funksion të shpenzimeve të përgjithshme. Mbështetja ka lëvizur nga 1.6-2.1%. Në vendet e tjera është mbi 3% deri në 5%. Nga shpenzimet e përgjithshme këto sektorë furnizohen në këto përqindje, ne kemi 2.1% në këtë periudhë.  Ky raport është i zhdrejtë për shumë arsye, edhe për konkurrencën krahasuar me vendet që janë të ngjashme me ne, në konceptin e prodhimeve, tregjeve etj. Ky raport natyrisht e penalizon sektorin në disa aspekte: Së pari, në aspektin e konkurrencës. Nuk mund të jesh konkurrues kur të tjerët financojnë më shumë sektorin se sa ne. Së dyti, ka të bëjë me burimet e financimit, jemi mbajtur nga remitancat është matur sektori në nivelet e rritjes. Sektori i bujqësisë nuk ka rënë dhe faktor kryesor janë remitancat. Emigrantët asnjëherë nuk e kanë lënë pa financuar familjet e tyre. Skema Kombëtare ka qenë e mirëpritur nga fermerët, por kanë ngelur dhe fermerë pa disbursuar. Debati jonë ka qenë i vazhdueshëm dhe i fortë sa i përket buxhetimit të Skemës Kombëtare dhe jo vetëm. Debati mes nesh, si fermerë, investitorë në bujqësi, blegtori, peshkim etj. ka nisur që nga shpenzimet për administratë, për rrogat e agronomëve, për rrogat e fermerëve, nuk mund të pretendohet të përballojnë këto vështirësi që kanë, pasi rrogat janë shumë të ulëta, duhet shtuar buxheti”-deklaroi Rrapaj.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed