Menu

SHBA mendon të ndalojë përdorimin e sobave me gaz në kuzhinë

Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të ndalojnë sobat me gaz. Komisioni i SHBA-së për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorit (CPSC) e ka diskutuar këtë prej muajsh, pasi sobat e gatimit me gaz janë një burim ndotjeje për ajrin brenda shtëpive dhe janë lidhur me një rrezik në rritje të problemeve të frymëmarrjes dhe astmës tek fëmijët. Kjo u zbulua nga një anëtar i agjencisë federale gjatë një interviste që ka shkaktuar shumë diskutime jashtë vendit.

Një studim i botuar dhjetorin e kaluar në revistën shkencore International Journal of Environmental Research and Public Health tashmë e kishte vënë problemin në qendër të vëmendjes, duke konfirmuar se 13% e rasteve të astmës mes fëmijëve amerikanë janë të atribuar përdorimit të sobave me gaz në kuzhinë. Studime të tjera kishin zbuluar se këto soba me gaz  lëshon nivele të konsiderueshme të dioksidit të azotit, monoksidit të karbonit, të cilat në mungesë të ventilimit të përshtatshëm mund të arrijnë përqendrime të rrezikshme.

Ndalimi nëse miratohet ka të bëjë vetëm me shitjen dhe instalimin e sobave të reja me gaz dhe jo me sobat në përdorim, të cilat qytetarët tani për tani, mund të vazhdojnë t’i përdorin për gatim. Tani është llogaritur se rreth 40 milionë familje në Shtetet e Bashkuara, rreth 35% e totalit, përdorin sobat me gaz. Disa qytete amerikane, si Berkely, San Francisco dhe Neë York, tashmë kanë filluar të miratojnë rregulla të reja, duke ndaluar lidhjen e gazit në të gjitha ndërtesat e reja, edhe pse për arsye mjedisore.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është kundër ndalimit të sobave me gaz. Në mënyrë të parashikuar, Shoqata e Prodhuesve të Pajisjeve argumenton se një përmirësim në ventilimin e kuzhinës është i mjaftueshëm, ndërsa Shoqata Amerikane e Gazit thekson koston e lartë për familjet e konvertimit të sistemeve të gazit në furnizim me energji elektrike. Do të duhen ende disa muaj, përpara se agjensia amerikane të arrijë një vendim përfundimtar. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts