Menu

Shkodër, vezë dhe bulmet të pasigurta për konsum, gjoba dhe asgjësime

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar monitorime dhe kontrolle në qarkun e Shkodrës në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të brumit, në stabilimente prodhim/përpunim qumështi, stabilimente grumbullim/seleksionim të vezëve, si dhe në markete, supermarkete dhe bar-restorante.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve është konstatuar, tregtimi i produkteve ushqimore me afate të kaluara përdorimi, në mungesë të gjurmueshmërisë së lëndës së parë prodhuese, si dhe mungesë kundraetiketimi në gjuhën shqipe.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve, bllokimin e produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi deri në asgjësimin e tyre, si dhe bllokimin e produkteve ushqimore në mungesë kundraetikete në gjuhën shqipe deri në pajisjen e tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts