Menu

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare përmbyll me sukses fushatën edukative “Huamarrje e Zgjuar”

Një ndër shtyllat kryesore të veprimtarisë së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, edukimi financiar i masave ka marrë vazhdimisht rëndësinë e duhur nëpërmjet aktiviteteve, publikimeve dhe komunikimeve të shumta që Shoqata dhe anëtarët e saj organizojnë në formate të ndryshme. Këtë vit, kjo Shoqatw u bë pjesë e një komunikimi shumë më masiv dhe interesant të edukimit financiar, sicc ishte Fushata Edukative “Huamarrje e Zgjuar”, një inisiative e Qëndrës për Mikrofinancën (MFC), një rrjet organizatash dhe institucionesh që promovojnë mikrofinancën sociale në 113 vende të botës.

Fushata “Huamarrje e Zgjuar” këtë vit u organizua në 14 shtete, me 26 institucione, shoqata dhe organizata pjesëmarrëse, të cilat kryesisht nëpërmjet kanaleve dixhitale për shkak të sigurisë shëndetsore, promovuan rëndësinë e edukimit financiar dhe marrjes së informacionit të detajuar gjatë procesit të aplikimit për një mikrokredi. Disa nga aspektet e huamarrjes që theksohen nëpërmjet kësaj fushate kanë të bejnë me përcjelljen e plotë dhe me fjalor të thjeshtë të informacionit bazë që shoqëron një kredi dhe procesin e huamarrjes, ndërgjegjesimin ndaj mbingarkesës me borxh financiar dhe se si mund të shmanget, njohja me të drejtat dhe detyrimet që i lindin huamarrësit me firmosjen e kontratës së kredisë, njohja e detajuar e të gjitha pikave të kontratës së kredisë, komunikimi me institucionet kredidhënëse nëse shfaqen probleme në ripagimin e kredive, etj.

Përvec Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, këtë vit i janë bashkuar fushatës edhe anëtarët e saj: Agro & Social Fund, Fondi BESA dhe NOA, të cilët kane qënë jashtëzakonisht aktive në komunikimin me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, prezantimeve, artikujve në media, uebinareve, panaireve dhe gjithë mundësive të tjera të komunikimit, për të dhënë një tablo sa më të qartë të informacionit që i duhet përcjellë klientit gjatë huamarrjes. Njëkohësisht me fillimin e fushatës prezantuan një hapësire të dedikuar për fushatën në faqen e tyre të internetit, ku përfshihej edhe një pyetësor në shqip për të kontrolluar stabilitetin financiar të familjes. Organizuan trajnime për grupe më të vogla, këtë vit në bashkëpunim me SwissContact. Fushata u bë edhe pjesë e panairit “Tirana Agro 100” zhvilluar në data 23-25 Tetor. Me intensitet më të lartë iishin njoftimet në rrjete sociale, të cilat arritën mbi 30 mijë lexues.

Përgjatë gjithë muajit, oficerët e kredisë së Fondit Besa, në 82 zyrat në të gjithë vendin u bashkuan për të informuar një numër sa më të madh njerëzish, klientë ose jo, si të shmangin mbingarkesën me kredi, cilat janë pyetjet që duhet t’i bëjnë vetës para se të marrin vendimin për kredi, si të llogarisin këstin e kredisë dhe si të përdorin kredinë me zgjuarsi. Në kuadër të fushatës, Fondi Besa organizoi aktivitete të ndryshme si trajnime me stafin, prezantime dhe takime me klientë dhe jo vetëm, duke shpërndarë broshura apo fletëpalosjeve informative si dhe duke prezantuar materialet në rrjetet sociale. Sigurisht, informimi dhe transparenca do të vazhdojnë të jenë praktikë e Fondit Besa, i cili ka moto të punës: Prapa një kredie të shlyer në kohën e duhur, qëndron një klient i informuar në kohën e duhur.

NOA, organizoi një sërë takimesh me fermerë, qoftë në aspektet e kreditimit, ashtu dhe ne konceptimin e biznesplaneve sa me inteligjente që kane kthim e rendiment per investimin e tyre, dhe gjithashtu prezantoi një numër postimesh në rrjetet sociale në bashkepunim me kompanine e Auditimit GrantThornton mbi mirë-menaxhimin financiar në kontekstin e huamarrjes së zgjuar, por dhe të sfidave që paraqet periudha e COVID-19. Postime pati gjithashtu në rrjetet sociale mbi qasjet me ndikim në rritjen e shitjeve, dhe mjaft publikime të dedikuara fushatës të ilustruara me vizualet e saj. Vitin e kaluar fushata “Huamarrje e Zgjuar” pati një publik prej 1.9 milionë ndjekësish në të gjithë botën, një arritje mjaft e lartë që mbështetet edhe nga fuqia e kanaleve dixhitale dhe rrjeteve sociale. Këtë vit, pritshmëritë janë edhe më të larta, duke pasur parasysh intensitetin e dhënies së mesazheve dhe interesin e publikut të gjerë për informacionin e përcjellë në to.

Qendra Alert / Alert.al

Related Posts