Sipas Anketës së Buxhetit të publikuar nga INSTAT familjet në Tiranë kishin shpenzimet më të larta mujore për konsum, gjatë vitit 2019. Për një familje në kryeqytet shpenzimet mesatare janë 98.402 lekë në muaj. Ndërkohë qytetet që paraqesin shpenzimet më të larta për konsum, pas Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje. Më pak shpenzime kanë pasur familjet në Dibër dhe Elbasan, ku janë shpenzuar përkatësisht 67.805 dhe 68.903 lekë në muaj.
Peshën më të madhe e zënë ushqimet dhe pijet joalkoolike. Pas ushqimeve, renditen ushqimet për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla. Ndërkohë në vitin 2019, qarku me numrin më të madh të anëtarëve të një familje është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël, me 3,2 anëtarë. Kjo anketë u krye nga INSTAT, me një kampion prej 9.360 familjesh.
Qendra ALERT/ Alert.al


