Menu

Siguria e ashensorëve, Kryeinspektori i ISHMT pret një delegacion nga Kosova. Tema e takimit, rregulloret e BE për mbikqyrjen e tregut

Siguria e produkteve joushqimore, duket se po merr një rëndësi më të madhe e më të veçantë. Dhe, për të pasur tregje më të mirëkontrolluara, ndoshta duhet dhe një bashkëpunim ndërkufitar apo ndërshtetëror. Për këtë arsye, Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregjeve, Lavdrim Sahitaj priti në Tiranë një delegacionin nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë të Republikës së Kosovës. Konkretisht, Znj.Valbona Dushi, Udhëheqëse e Departamentit të Industrisë, Gurakuq Kastrati, Udhëheqës i Divizionit për Infrastrukture të Cilësisë; Artan Demolli, Zyrtar i Lartë për hartimin e Rregullave Teknike dhe Naim Hajra, inspektor për produktet e ndërtimit në Inspektoratin e Tregut.

Qëllimi i takimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimit dhe tematikë e veçantë, diskutimi mbi Rregulloren e BE-së 2019/2020 për mbikëqyrjen e tregut dhe zbatimin e rregullave teknike për ashensorët. Kryeinspektori Sahitaj theksoi rëndësinë e krijimit të  bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve homologe dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira.

Çështja e ashensorëve ishte një nga më alamantet në ditët pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku një pjesë e madhe shfaqen probleme e pasiguri.

ISHMT është autoriteti ligjzbatues, që garanton konsumatorin për të gjitha produktet joushqimore, ndërkohë që kompetencë e tij janë dhe zbatimi i ligjit për të drejtat e autorit apo prnoësinë industriale.

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts