Menu

Siguria rrugore, Gezim Hoxha: Jemi me mendësi të vjetra, duhet analizë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gezim Hoxha kryetar i Shoqatës së Ekspertëve Autoteknik të Shqipërisë foli për sigurinë rrugore, aksidentet dhe mungesën e një analize rreth gjendjes teknike të mjeteve, sidomos të atyre të transportit urban dhe interurban.

“Siguria rrugore kërkon mundësi të reja, ne jemi me mendësi të vjetra. Nuk realizohet siguria rrugore me policinë rrugore por me mendësinë që ne nuk e kemi. Çfarë analize bëhet, cfarë ka ky autobus, sa paguhet shoferi, sa orë punon? E kam parasysh çdo të thotë të kesh një mjet me rimorkio, deri në 24 m i gjatë dhe kur motori i picave apo biçiklisti të hyn pa vend. Shoferët e aubotusëve janë heronj. Këtu nuk ka analiza, para 15 vitesh shoqata jonë doli me një shkresë ku iu drejtuam Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe kërkuam kontroll bashkarisht, ne iu ofruam asistencën teknike. Dhe kështu u bë. Tirana u përgjigj, Durrësi nuk u përgjigj, u përgjigj Komisariati i Policisë Rrugore. E kemi bërë pikërisht këtu kontrollin, tek News24.  Erdhen autobusët, autobusi i parë rezultoi pa frena dhe e çuam në pikë grumbullimi. Atë ditë bllokuam 6-7 autobusa. I ra një telefonatë shefit të trafikut, i tha ik që andej dhe ikëm ne. Shkuam në kinostudio, telefoni binte, pronarët e shoqërive të autobusave nuk e kanë kaq përzemër sigurinë rrugore. Kam frikë se mos kjo gjendje është edhe sot. Ne nuk duhet të luajmë, duhet të bëjmë gjërat siç duhet dhe duhet të jemi transparent me publikun. Linjat interurbane, edhe atje jam tmerruar, autobusët nuk ishin në rregull. Ne kemi difekt në të gjithe mjetet, duhet të shohim gjendjen teknike të mjeteve sepse ketu është skandal. Do ndodh hataja, unë shoh gjendjen e autobusëve. Ngjarjeve iu vihet kapak, nuk ka analizë”-deklaroi Gezim Hoxha.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts