Menu

SPAR ndalon filetot e merlucit të skuqura me galetë për shkak të alergjenëve të padeklaruar

SPAR në Britaninë e Madhe ka vendosur ndalimin e produkteve të filetove të peshkut merluc të skuqur me galetë për shkak se mund të përmbajë krustace, qumështit, molusqe, mustardë dhe dioksid të squfurit (sulfite) të cilat nuk përmenden në etiketë.

Sipas Food Standard Agency në Britani, kjo do të thotë që produktet janë një rrezik i mundshëm shëndetësor për këdo që ka alergji ndaj krustaceve, ose alergji ose intolerancë ndaj qumështit ose përbërësve të qumështit, dhe/ ose alergji ndaj molusqeve, dhe/ose alergji ndaj mustardës dhe/ose ndjeshmërisë ndaj dioksidit të squfurit dhe/ose sulfiteve.

Veprimet e ndërmarra nga kompania

SPAR po tërheq produktet e mësipërme nga pikat e saj të shitjes dhe është këshilluar të kontaktojë organizatat përkatëse të mbështetjes ndaj alergjive, të cilat do t’u tregojnë anëtarëve të tyre për tërheqjen. Kompania gjithashtu ka lëshuar një njoftim në pikat e shitjes për klientët e saj. Ky njoftim u shpjegon klientëve pse produktet po tërhiqen dhe u tregon atyre se çfarë të bëjnë nëse i kanë blerë produktet.

Këshilla për konsumatorët

Nëse keni blerë produktet e mësipërme dhe keni alergji ndaj krustaceve, dhe/ose alergji ose intolerancë ndaj qumështit ose përbërësve të qumështit, dhe/ose alergji ndaj molusqeve, dhe/ose alergji ndaj mustardës dhe/ose ndjeshmërisë ndaj dioksidit të squfurit dhe/ose sulfite, mos i hani ato. Në vend të kësaj kthejeni ato në dyqanin nga ku u blenë për një rimbursim të plotë.

Rreth kujdesit ndaj alergjive

Ndonjëherë mund të ketë probleme me një produkt ushqimor, që do të thotë se nuk duhet të shitet. Atëherë mund të “tërhiqet” (hiqet nga raftet) ose klientët të lajmërohen që të kthejnë produktin.

Burimi: Food Standard Agency

Qendra Alert

alert.al

Related Posts