Menu

Karamelet xhel apo të gomës rrezik vdekjeprurës për fëmijët

Gjatë muajit gusht bëhen njëzet vite nga paralajmërimi i njohur i Agjencisë Amerikane për Ushqimin dhe Barnat në lidhje me rrezikun që vjen për fëmijët nga konsumimi i karameleve xhel apo atyre të gomës.

Rreziku kryesor, i përmendur më shpesh, gjë e cila ka sjellë tashmë dhe ndalimin e tyre në 25 vende të botës, është rreziku i mbytjes gjatë gëlltitjes. Dizenjimi i tyre në forma shpesh të mëdha dhe të papërshtatshme për fytin e fëmijëve mund të jetë një nga shkaqet që i bën ata më vulnerabël për ti konsumuar. Xhelatina në disa raste është e përbërë nga një gomë shumë e fortë saqë shpesh bëhet shumë e vështirë për fëmijët që ti përtypin ato.

Vendimi për paralajmërim ndaj rrezikut të tyre u mor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht, gjatë vitit 2001, pas vdekjes së tre fëmijëve, vdekja e të cilëve u lidh me konsumimin e këtyre ëmbëlsirave të gomëzuara.

Por megjithatë, Agjencia Amerikane e Ushqimit thjesht nxorri një paralajmërim dhe ky vendim nuk i ndalon prodhuesit e këtyre ëmbëlsirave xhelatinoze që ti heqin ato nga tregu. Por, duhet të kihet parasysh gjithashtu që vetëm në raste shumë të rralla Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave publikon të tilla paralajmërime për produkte të caktuara ushqimore. Në rastin e ushqimeve xhelatinoze apo të gomëzuara, agjencia u shpreh që kishte prova të mjaftueshme për marrjen e një vendimi të tillë.

Të prodhuara nga shumë kompani në Azi, të shitura në një spektër ngjyrash dhe shije frutash, karamelet xhelatinoze ose pelte, janë të paketuara në forma dhe madhësi të ndryshme. Në brendësi, esencat e frutave rrethohen nga një shtrese xhelatine shumëngjyrëshe, e njohur si konjak, që rrjedh zakonisht nga një rrënjë që njihet me emrin taro.

Burimi: Food & Drug Agency & New York Times

Qendra Alert

alert.al

Related Posts