Menu

Studimi: Bletët mund të japin informacion në lidhje me peizazhin mikrobik të qyteteve

Sipas hulumtimit të botuar në revistën Environmental Microbiome, bletët mund të japin informacion në lidhje me peizazhin mikrobik të qyteteve ku ato kërkojnë ushqim dhe kështu të dhëna për shëndetin e kosheres dhe shëndetin e njeriut.

Studiuesit, të udhëhequr nga Elizabeth Henoff e Universitetit të Nju Jorkut, studiuan potencialin e bletëve për të ndihmuar në mbledhjen e mostrave të mikroorganizmave në qytete ndërsa ato kërkojnë ushqim çdo ditë në mjediset urbane përreth koshereve e tyre.

Ata studiuan tre koshere në Nju Jork dhe gjetën një shumëllojshmëri informacionesh gjenetike, duke përfshirë bakteret mjedisore dhe patogjenët.

Mostrat e mëvonshme të mbetjeve të koshereve në Sidnei, Melburn, Venecia dhe Tokio sugjeruan se çdo vend ka një nënshkrim unik gjenetik. Gjithashtu, gjetjet treguan se analiza e fragmenteve të qelizave mund të sigurojë informacion për të vlerësuar shëndetin e tyre.

Çdo qytet shfaq një profil unik metagjenomik siç shihet nga bletët. Këto profile japin informacione të rëndësishme për shëndetin e koshereve, siç janë simbionet e njohura të bletëve dhe patogjenët. Për më tepër, tregohet se kjo metodë mund të përdoret për mbikëqyrjen e patogjenit njerëzor.

Studiuesit vërejnë se aktualisht gjetjet janë shumë paraprake për të sugjeruar se kjo është një metodë efektive për monitorimin e sëmundjeve njerëzore.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts