Menu

aksident

Vdesin në krye të detyrës 2 elektriçistë të OST-së në Roskovec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku kanë humbur jetën dy elektriçistë. Policia bën me dije se punonjësit e OST-së u dëmtuan si pasojë e rrëzimit të një shtylle të tensionit të lartë.

Plagët e shumta kanë rezultuar fatale për punonjësit Gjergj Duka, 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

alert.al/

I rrëzon era nga çatia, plagosen dy punëtorët në Sarandë, njëri dërgohet me helikopter në Tiranë

Dy persona të cilët po punonin në një çati shtëpie në një fshat të Sarandës janë rrëzuar nga era e fortë. Ata kanë rënë në tokë, duke marrë dëmtime të rënda fizike.

Dy punëtorët Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç menjëherë u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.

Njeri prej tyre, Sokol Cukari i është nënshtruar operacionit në këmbë ndërkohë që 35-vjeçari Metali, për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak

Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

alert.al/

Aksident tek ish Misto-Mame në Tiranë, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, përplas dy këmbësore

Një aksident ka ndodhur tek ish Misto-Mame ku dy këmbësore janë goditur nga një automjet.

56-vjeçari Sh.T, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përplasur këmbësoret L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç.

Ato ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër një automjet ka marrë flakë tek Kopështi Botanik si pasojë e një difekti teknik.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Rreth orës 17:00, pranë Kopështit Botanik,dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetasi D.D, ku ka vetëm dëme materiale.

Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.