Menu

Alarm

Alertet në bimët medicinale/ Gjoka: Duhen laboratorë të akredituar, ka raste të ndaluara nga BE

Filip Gjoka nga Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se për alertet në bimët medicinale duhen laboratorë të akredituar.

Gjoka: Këmbana që ne kemi thënë prej 10 vitesh apo më tepër.

Mungesa e laboratorëve të akredituar, ku çdo operator apo eksportues i bimëve mjeksore që eksporton edhe në Europë dhe në SHBA e cila ka vendosur rregulla më të mëdha se Europa kohët e fundit sjell këtë rezultat.

Nuk janë vetëm këto raste.

Ka edhe raste të tjera të cilat janë të ndaluara nga BE dhe po testohen.

Alert – Alertet në bimët medicinale ( 6 Qeshor 2025) https://www.youtube.com/watch?v=ZAo9I1QTUjA

Shqipëria preket nga Murtaja e Ruminatëve të Vegjël/ Kullolli: Rasti i parë u shfaq në Shkodër, ferma u vendos në karantinë

Drejtori i Përgjithshëm AKVMB, Sulejman Kullolli i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se rasti i parë i sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël u shfaq në Shkodër.

Kullolli: Rasti i parë u shfaq në datën 03/06 në Shkodër në një fermë që mbarshtonte rreth 15 krerë të imta.

Pas kontrollit që ushtroi shërbimi veterinary rajonal, duke u nisur nga shenjat klinike mori mostrat dhe i dërgoi në laboratorin e referencës ku rezultoi me PPR pra me sëmundjen e ruminantëve të vegjël.

Menjëherë u morën masa konform ligjit dhe planit të kontigjencës të miratuar për këtë sëmundje.

U vendos ferma në karantinë.

U ngrit qendra kombëtare e krizës e cila koordinon të gjithë veprimtarinë e autoriteteve të brendshme dhe autoriteteve të tjera për marren e masave dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Ferma është vendosur në karantinë 21 ditore.

Alert – Alarm, Shqipëria preket nga Murtaja e RMV ( 6 Qeshor 2025) https://www.youtube.com/watch?v=mK7jW_ntdzQ

Bimët medicinale/ Ibraliu: Një nga industritë me rritjen më të rëndësishme vitet e fundit

Kërkuesi Shkencor i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT, Alban Ibraliu i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se bimët medicinale janë një nga industritë që ka pasur një rritje të rëndësishme vitet e fundit.

Ibraliu: Duhet të kuptojmë që është një nga industritë e cila ka pasur një rritje me të vërtetë të rëndësishme në vitet e fundit.

Të gjithë bizneset kanë kontribuuar dhe investuar mundin e 30 viteve të fundit për të përmirësuar dhe rritur cilësisht pjesën e asaj që përkon me standartet të cilat kanë të bëjnë me përpunimin e këtyre bimëve.

Pra duhet të kuptojmë se është një sektor shumë i rëndësishëm.

Problemet që lidhen me çështje të sigurisë ushqimore janë probleme të cilat kanë ekzistuar dhe sektori ka qenë i vënë në dijeni për vite me radhë.

Alert – Alertet në bimët medicinale ( 6 Qeshor 2025) https://www.youtube.com/watch?v=ZAo9I1QTUjA