Menu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Prof. Dr. Sokol Abazi – Ekspert i Kimisë dhe Sigurisë Ushqimore Abdyl Sinani – Ekspert i Sigurisë Ushqimore

Allaraj: Misioni i AKU-së është të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt dhe cilësor

Inspektore e Ushqimit,  AKU, Yllka Allaraj i i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se misioni i AKU është që të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt dhe cilësor

Allaraj: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka një mision.

Edhe misioni i këtij institucioni është që të ofrojë tek konsumatori një produkt të sigurt dhe cilësor, si për ushqimin ashtu edhe për ushqimin për kafshët.

Referuar kërkesës tuaj për mullinjtë e Blojës, këto janë operatorë të cilët kontrollohen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Në hartimin e planeve të kontrolleve zyrtare me bazë risku, këta operatorë përfshihen në kontrollet që trupat inspektuese të drejtorive rajonale të AKU kryejnë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Aktualisht në vendin tonë operojnë operatorë të biznesit ushqimor të kategorisë përpunim drithërash me veprimtari specifike mullinjë bloje, 47 operatorëhttps://www.youtube.com/watch?v=WG2G6QLonZQ&t=2687s

Mici: Aflatoksina në qumësht rezistente ndaj nxehtësisë, Shqipëria ndjek standardet e BE-së

I ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News”, ishte Martin Mici, drejtor i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, i cili shpjegoi rreziqet e aflatoksinës në produkte ushqimore dhe theksoi se kuadri ligjor shqiptar është i harmonizuar me standardet europiane

” Aflatoksina është një lloj myku që zakonisht është prezent në drithëra dhe arrorë, zhvillohet falë kushteve jo të mira të ruajtjes së këtyre drithërave, por edhe të drithërave të bluara në trajtën e koncentratit që kryesisht përdoret për ushqim për kafshë.

Aty zhvillohet aflatoksina, e cila përcillet deri tek qumështi, kur drithërat përdoren si ushqim për kafshët.

Është rezistente ndaj temperaturave të larta. Një nga ndotësit më të shpeshtë tek qumështi është aflatoksina m1, e cila është rezistente ndaj nxehtësisë.

Shtete të caktuara vendosin nivele MRL-je të aflatoksinës dhe aktualisht i kanë të ndryshme. Për BE-në ky nivel është 0.05 mikrogram për litër,ndërkohë që vende të tjera si Amerika, Irani,Japonia e kanë 10 fish më lartë normën e lejuar.

Në kuadrin ligjor shqiptar lidhur me aflatoksinën është i konsoliduar dhe është i njëjtë me standartet e BE-së. Ky legjislacion përditësohet vazhdimisht”, u shpreh Mici.https://www.youtube.com/watch?v=WG2G6QLonZQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Sinani: Duhet vëmendje e jashtëzakonshme për drithërat që kemi ne dhe për ato të importit

Eksperti i Sigurisë Ushqimore, Abdyl Sinani  i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se detyra kryesore është një vëmendje e jashtëzakonshe për drithërat që kemi ne dhe për ato të importit.

Sinani: Detyra kryesore është vëmendje e jashtëzakonshme për drithërat që kemi ne dhe për ato të importit.

Se analiza bëhen por nuk arrijnë dot të bëhen ashtu siç themi ne.

Puna e parë është njëherë kodi lot ose gjurmueshmëria.

Pra detyrisht toka ka mikroorganizma që shkojnë deri lart te koka e grurit. Po ta marrësh prsh bajamen, me gjithë se është në qese, ajo zë miza.

Sepse këto sporet shkojnë deri lart.

Pra kërko një vëmendje të gjithëanshme.youtube.com/watch?time_continue=84&v=ro-KhYVpBeE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MzY4NDIsMjM4NTE

Mykotoksinat duhet të kontrollohen! Abazi: Janë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja serioze tek fëmijët

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, eksperti i sigurisë ushqimore Sokol Abazi paralajmëroi rreziqet e mykotoksinave në produktet e miellit, duke theksuar se mungesa e monitorimit të gjithë zinxhirit nga fara deri tek produkti final rrit rrezikun, sidomos për fëmijët.

” Janë vendimarrëse përsa i përket cilësisë së produktit final të miellit apo dhe të produkteve të miellit, qoftë makaronat, qoftë bukë, pasta, ëmbëlsira që bëhen me to.

Nuk ndiqet ai zinxhir që nga fara e deri tek produkti final që të shikohet cili ka qenë impakti i farës së marë apo kushteve të ruajtjes e me radhë.

Ne për fat të keq shikojmë vetëm analizat e produktit të fundit dhe shpesh herë i shikojmë në ato raste ku çdo gjë ka përfunduar dhe nuk ka më zgjidhje pasi në atë rast do shkatërrohet.

Do të duhet që të gjithë aktorët e këtij zinxhiri duhet të jenë koshient që duhet ky produkt, është një produkt që jeton gjatë kësaj kohe dhe transformohet.

Mykotoksinat janë ato që janë më të rrezikshem dhe duhet patjetër që të kontrollohen. Mos harrojmë që këto produkte i hanë edhe fëmijët e vegjël.

Është një gjë që nuk e vdesin atë fëmijë, por janë pasojat që kur i marrin në moshë të vogël diku do i japin një problem”, u shpreh Abazi.https://www.youtube.com/watch?time_continue=84&v=ro-KhYVpBeE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MzY4NDIsMjM4NTE