Menu

Linja e Gjelbër 0800 26 26

Teliti: Një vit angazhim për konsumatorin, me mbështetje konkrete dhe forcim të institucioneve

Në emisionin “ALERT”, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, u trajtua këtë të premte tema e “Linjës së Gjelbër 0800 26 26” dhe ankesat e konsumatorëve.

Fokusi i diskutimit ishte projekti “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri përmes fuqizimit të OSHC-ve”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Qendra ALERT, në partneritet me Lëvizjen Europiane në Shqipëri.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra ALERT ka ngritur Linjën e Gjelbër Kombëtare për pranimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke ofruar mbështetje, orientim dhe ndërmjetësim për konsumatorët në të gjithë vendin.

E ftuar në studio për të folur mbi ecurinë dhe rezultatet e projektit ishte Ersida Teliti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Konsumatorit Shqiptar. Ajo theksoi se kjo nismë është pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të ndërtuar një mekanizëm funksional dhe të qëndrueshëm në mbrojtje të konsumatorëve, duke forcuar rolin e shoqërisë civile në raport me institucionet publike.

Sipas saj, gjatë 12 muajve të zbatimit, projekti ka përfshirë një sërë aktivitetesh konkrete, të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropian. Ndër to janë realizuar 10 podkaste informuese, të publikuara në platformat e Qendrës së Konsumatorit Shqiptar, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi të drejtat e tyre dhe mënyrën e mbrojtjes së tyre në praktikë.

Po ashtu, projekti ka përfshirë ofrimin e ndihmës juridike falas, forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe monitorimin e 61 bashkive në të gjithë vendin, për të evidentuar problematikat që hasin qytetarët në raport me shërbimet publike dhe tregun.

Në kuadër të kësaj nisme, është zhvilluar edhe një trajnim tre-ditor, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me fokus në forcimin e kapaciteteve të inspektorëve dhe përmirësimin e praktikave të kontrollit dhe mbikëqyrjes në terren. Sipas drejtueses së projektit, inspektorët janë të përgatitur profesionalisht, por kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe koordinim institucional për të ushtruar në mënyrë sa më efektive detyrat e tyre.

Në përfundim, u theksua se projekti do të vijojë edhe në vijimësi, me synimin për të forcuar dialogun mes institucioneve dhe qytetarëve, për të rritur transparencën dhe për të garantuar një mbrojtje më të fortë dhe më të qëndrueshme të të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri.

Mykotoksinat duhet të kontrollohen! Abazi: Janë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja serioze tek fëmijët

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, eksperti i sigurisë ushqimore Sokol Abazi paralajmëroi rreziqet e mykotoksinave në produktet e miellit, duke theksuar se mungesa e monitorimit të gjithë zinxhirit nga fara deri tek produkti final rrit rrezikun, sidomos për fëmijët.

” Janë vendimarrëse përsa i përket cilësisë së produktit final të miellit apo dhe të produkteve të miellit, qoftë makaronat, qoftë bukë, pasta, ëmbëlsira që bëhen me to.

Nuk ndiqet ai zinxhir që nga fara e deri tek produkti final që të shikohet cili ka qenë impakti i farës së marë apo kushteve të ruajtjes e me radhë.

Ne për fat të keq shikojmë vetëm analizat e produktit të fundit dhe shpesh herë i shikojmë në ato raste ku çdo gjë ka përfunduar dhe nuk ka më zgjidhje pasi në atë rast do shkatërrohet.

Do të duhet që të gjithë aktorët e këtij zinxhiri duhet të jenë koshient që duhet ky produkt, është një produkt që jeton gjatë kësaj kohe dhe transformohet.

Mykotoksinat janë ato që janë më të rrezikshem dhe duhet patjetër që të kontrollohen. Mos harrojmë që këto produkte i hanë edhe fëmijët e vegjël.

Është një gjë që nuk e vdesin atë fëmijë, por janë pasojat që kur i marrin në moshë të vogël diku do i japin një problem”, u shpreh Abazi.https://www.youtube.com/watch?time_continue=84&v=ro-KhYVpBeE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MzY4NDIsMjM4NTE

Shtohen denoncimet për mbrojtjen e konsumatorit në linjën 0800 26 26, Qendra Alert ndjek çështjet!

Në emisionin “Alert”, i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, mbrojtja e konsumatorit u trajtua si një temë qendrore, duke sjellë në fokus projektin “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit” dhe funksionimin e numrit falas 0800 26 26. Qendra Alert, që prej 12 shkurtit, trajton rastet e denoncuara nga qytetarët përmes kësaj linje, duke u shndërruar në një mekanizëm të rëndësishëm raportimi, orientimi dhe ndërmjetësimi midis qytetarëve dhe institucioneve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Rudina Lula, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Ekselencë “Destiny”, e cilësoi mbrojtjen e konsumatorit si një të drejtë themelore, në të njëjtin nivel me të drejtat bazë të njeriut. Ajo theksoi se termi “konsumator” përfshin jo vetëm produktet ushqimore, por edhe ato jo ushqimore, të cilat lidhen drejtpërdrejt me përditshmërinë e qytetarëve.

Sipas Lulës, çdo konsumator ka të drejtën të informohet saktë për produktet që blen, të ketë akses në informacion të besueshëm dhe të jetë i mbrojtur nga mashtrimet tregtare, abuzimet me cilësinë apo shkeljet e standardeve. Informimi, tha ajo, është themelor për të garantuar një konsum të sigurt dhe të përgjegjshëm.

Në studio u ndal edhe roli i organizatave të shoqërisë civile. Klajdi Tozaj, Koordinator Projekti në Qendrën Alert, theksoi se Alert është një organizatë jo fitimprurëse dhe nuk ka të njëjtat kompetenca ligjore si institucionet shtetërore. Ai sqaroi se shumë qytetarë hasin vështirësi për të artikuluar saktë shqetësimet e tyre ose për të ndjekur procedurat formale të ankesave, gjë që e vështirëson adresimin efektiv të problematikave në terren. Pikërisht për këtë arsye, linja 0800 26 26 shërben si një linj  orientimi dhe ndihme për konsumatorët.

Projekti “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga EMA në bashkëpunim me Qendrën Alert, u prezantua nga Ermelinda Muçaj, Oficere Projekti në EMA. Ajo theksoi se linja 0800 26 26 është një komponent kyç i projektit dhe bazohet në legjislacionin ekzistues. Sipas saj, neni 48 i ligjit për mbrojtjen e konsumatorit përcakton detyrimin e institucioneve për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve, ndërsa neni 59 liston organet përgjegjëse, duke përfshirë edhe shoqatat e konsumatorëve.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e projektit janë tryezat dhe trajnimet e zhvilluara në 12 qytete të vendit, .Qëllimi i tyre është rritja e kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe forcimi i rolit të tyre në trajtimin e çështjeve që lidhen me konsumatorët. Trajnimet janë fokusuar në të drejtat e konsumatorëve, sigurinë ushqimore, procedurat e ankesave, standardet e informimit dhe detyrimet ligjore të institucioneve dhe bizneseve. Gjatë tyre është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional për të shmangur që rastet e qytetarëve të humbasin në procedura burokratike.

Në këtë kontekst, Linja e Gjelbër 0800 26 26 ka luajtur një rol të rëndësishëm që prej 12 shkurtit, duke u ofruar qytetarëve një kanal falas dhe të besueshëm ku mund të raportojnë shkelje, abuzime dhe problematika që lidhen me të drejtat e tyre. Rastet e raportuara orientohen drejt institucioneve kompetente dhe ndiqen në mënyrë të strukturuar nga Qendra Alert, duke e bërë linjën një hallkë funksionale në sistemin e mbrojtjes së konsumatorit.

Në thelb, projekti synon jo vetëm adresimin e rasteve të individëve, por edhe forcimin e politikëbërjes, ndërtimin e një rrjeti kombëtar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbështetjen e proceseve të integrimit europian. Qëllimi është që konsumatori shqiptar të ketë mjete konkrete , ligjore, institucionale dhe praktike , për të mbrojtur të drejtat e tij.

Mesazhi i përgjithshëm nga diskutimi në “Alert” është i qartë: mbrojtja e konsumatorit është një e drejtë themelore dhe kërkon koordinim të plotë ndërmjet informacionit të saktë, veprimit institucional dhe ndërmjetësimit të shoqërisë civile. Linja e Gjelbër 0800 26 26, aktive që prej 12 shkurtit, është shndërruar në një mekanizëm të qëndrueshëm në këtë zinxhir, duke forcuar kulturën e mbrojtjes së konsumatorit në Shqipëri.

Lula: E drejta e konsumatorit është një e drejtë themelore

Rudina Lula, Dr. Ekzekutive, Qendra për Ekselencë ‘’Destiny’’ në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se e drejta e konsumatorit është një e drejtë themelore.

Lula: Kur themi për mbrojtjen e konsumatorit duhet të kemi parasysh për produktet ushqimore dhe jo ushqimore.

E drejta e konsumatorit është një e drejtë themelore.

Secili prej nesh ka të drejtën të informohet për produktet qoftë ato ushqimore dhe jo ushqimore.

Të marri informacion rreth tyre.

Të ketë produkte të sigurta.

Të ketë të drejtën dhe aksesin në një informacion të sigurtë rreth produktit.https://www.youtube.com/watch?v=-FxvpYNAtXE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Muçaj: Linja e Gjelbër, një nga komponentët më kryesorë të projektit që po zbatojmë

Ermelinda Muçaj, Oficere Projekti, EMA e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se linja e gjelbër është një nga komponentët më kryesorë të projektit që po zbatohet.

Muçaj: Linja e gjelbër është një nga komponentët më kryesorë të këtij projekti që ne aktualisht po zbatojmë.

Në fakt edhe siç e përcakton vetë ligji për mbrojtjen e konsumatorit saktësisht neni 48 qartësisht saktëson që institucionet, autoritetet përgjegjëse janë ato organe të cilat e kanë detyrimin kryesor jo vetëm zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit por edhe mbrojtjen drejtpërdrejtë të të drejtave të konsumatorit.

Por përveç këtij neni, është edhe një nen tjetër neni 59 i cili qartësisht liston se cilat janë organet përgjegjëse.

Ndër to përmenden aty edhe shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve.https://www.youtube.com/watch?v=_Pnbjgt7OfQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Tozaj: Qendra Alert, organizatë jo fitimprurëse. Statusi jo i njëjtë me institucionet

Klajdi Tozaj, Koordinator Projekti, Qendra Alert e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se Qendra Alert është një organizatë jo fitimprurëse dhe se statusi nuk është i njëjtë me institucionet.

Tozaj: Tani që të jemi të sinqertë, nuk mund ti vendosim faj ose ti detyrojmë të drejtohen tek një organizatë.

Se në fund të fundit, Qendra Alert është një organizatë jo fitimprurëse.

Pra statusi që ne kemi nuk është i njëjtë me institucionet.

Është ideja që institucioni është i vetmi hallkë që e zgjidh vërtet dhe në mënyrë të qenësishme problemin që ata kanë.

Jo të gjithë qytetarët kanë një formim që i ndihmon për të adresuar drejtë edhe saktë shqetësimin që ata kanë.

Ka një miksim elementësh që e bëjnë pak edhe më të vështirë adresimin e drejtë të shqetësimit të tyre. https://www.youtube.com/watch?v=n7hqaQQ6vvk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Linja e Gjelbër: Mbrojtje dhe zgjidhje për konsumatorët

Këtë të premte, në emisionin ALERT në ORA NEWS, u trajtua tema “Linja e Gjelbër në shërbim të konsumatorëve”.

Emisioni, i moderuar nga Granit Sokolaj, vjen në bashkëpunim me projektin “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit”, i cili zbatohet nga EMA në Tiranë dhe nga Qendra ALERT në gjashtë qytetet e tjera të vendit.

Projekti synon të forcojë mekanizmat e mbrojtjes së konsumatorit dhe përfshin Linjën e Gjelbër falas 0800 26 26, përmes së cilës qytetarët mund të raportojnë problematika dhe shkelje që lidhen me të drejtat e tyre si konsumatorë.

Më 14 maj u zhvillua në Tiranë trajnimi i parë mbi mbrojtjen e konsumatorit në ambientet e Europe House, me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe pushtetit vendor.

U njoftua krijimi i një rrjeti me 20 organizata nga e gjithë Shqipëria për bashkëpunim në nivel lokal.

Po ashtu, është ngritur një databazë me 124 përfaqësues nga 61 bashki, të cilët do të ofrojnë mbështetje për qytetarët.

Aktivitete të ngjashme janë zhvilluar edhe në Fier më 10 qershor, në Korçë më 30 qershor dhe në Shkodër më 3 korrik.

Në fokus të emisionit do të jenë edhe Kapitulli 28 dhe Kapitulli 12 të acquis së BE-së, që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë ushqimore.

Alert – Konsumatorët, ankesat dhe fuqëzimi i OSHC lokale (25 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=nQniYdIBZ94

 

Gjipali: Informimi i qytetarëve për të drejtat e konsumatorit, thelbësor në procesin e integrimit

Në emisionin ALERT, të moderuar nga Granit Sokolaj në ORA NEWS, ishte i ftuar Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA).

Ai foli mbi aktivitetin trajnues të zhvilluar më 14 maj në Tiranë, me fokus mbi mbrojtjen e konsumatorit dhe sfidat e procesit.

Gjipali theksoi se çështjet e mbrojtjes së konsumatorit nuk janë të thjeshta.

“Ankesat janë të ndryshme dhe të shumta, por shumë rëndësi ka njohja e mënyrës se si mund të trajtohen këto ankesa dhe cilat janë autoritetet përgjegjëse.

Nuk ka vetëm një autoritet qendror, por disa institucione që mbikëqyrin shërbime dhe produkte të ndryshme,” tha ai.

Ai shtoi se legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit është në një fazë dinamike për shkak të procesit të integrimit europian.

Hapja e kapitujve dhe grup-kapitujve në këtë proces kërkon informacion specifik dhe rritje të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për t’u përballur me këto sfida.

“Roli i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm, pasi ajo shërben si një mjet informimi që arrin drejtpërdrejt te qytetarët, sidomos kur ka ndryshime ligjore.

Informacioni për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore është thelbësor për mbrojtjen e konsumatorit,” theksoi Gjipali.

Ai nënvizoi edhe rëndësinë e medias në përhapjen e informacionit në mënyrë të shpejtë dhe efektive, duke theksuar se bashkëpunimi midis medias dhe organizatave civile rrit cilësinë dhe ndikimin e informacionit te qytetarët dhe konsumatorët në përgjithësi.

Ky ishte edhe motivi i organizimit të aktiviteteve trajnues, duke filluar nga Tirana, ku u trajtuan tema të ndryshme mbi legjislacionin europian dhe detyrimet që rrjedhin për institucionet, bizneset dhe operatorët e tjerë në vend.

Gjipali përfundoi duke vënë në dukje se mbrojtja e konsumatorit është një çështje që prek gjithë shoqërinë, pasi të gjithë jemi konsumatorë.

Alert – Konsumatorët, ankesat dhe fuqëzimi i OSHC lokale (25 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=nQniYdIBZ94

 

Teliti: Mungesa e informacionit dhe besimit, sfidë për zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve

Në emisionin ALERT, të moderuar nga Granit Sokolaj në ORA NEWS, e ftuar Ersida Teliti, Drejtore e “Qendrës Konsumatori Shqiptar”.

Ajo foli për trajnimet e zhvilluara në Tiranë, Korçë dhe Shkodër, që kanë për qëllim fuqizimin e aktorëve të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së konsumatorit për produktet ushqimore dhe jo ushqimore.

Teliti tha se fuqizimi i shoqërisë civile në këtë fushë është një nga komponentët më të rëndësishëm, që theksohet edhe në kuadër të Bashkimit Europian.

Por, ajo shtoi se, në dallim nga fushat e tjera ku veprojnë organizatat e shoqërisë civile, mbrojtja e konsumatorit është shumë specifike dhe organizatat që punojnë në këtë drejtim nuk janë të fuqishme dhe as të shumta në numër.

“Pjesa më e madhe e organizatave, veçanërisht ato lokale, janë në mungesë informacioni lidhur me kuadrin ligjor të mbrojtjes së konsumatorit, institucionet që janë përgjegjëse, mënyrën si veprojnë, si drejtohen ankesat dhe si mund të dërgohen,” tha Teliti.

Gjatë trajnimeve në Tiranë, Korçë dhe Shkodër, ajo vuri re se shumë pjesëmarrës dyshojnë në efektivitetin e institucioneve shqiptare dhe në se ato veprojnë pas dërgimit të ankesave.

Sipas saj, ky është një perceptim ose paragjykim bazuar shpesh në informacion të përgjithshëm që jepet edhe nga mediat.

“Media, përveç që jep opinionin e përgjithshëm, shpesh nuk ofron informacion të plotë dhe të saktë mbi mënyrën reale se si funksionon procesi i trajtimit të ankesave. Ky perceptim ndikon gjithmonë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit,” shpjegoi ajo.

Teliti theksoi se në të tre qytetet pati një nivel shumë të lartë pjesëmarrjeje dhe interes të madh për të kuptuar jo vetëm detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, por edhe mënyrën praktike si të veprohet kur lind një problem konkret lidhur me mbrojtjen e konsumatorit.

“Është shumë e rëndësishme të dihet cili institucion është përgjegjës, çfarë fushe kompetencash ka dhe si mund të adresohen ankesat konkrete,” tha ajo.

Në këto trajnime morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, duke diskutuar lidhjen dhe kufijtë e kompetencave midis pushtetit qendror dhe atij vendor në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

Alert – Konsumatorët, ankesat dhe fuqëzimi i OSHC lokale (25 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=nQniYdIBZ94

Neziri: Bashkimi i konsumatorëve dhe shoqatave fuqizon ndikimin ndaj institucioneve

Klotilda Neziri, nga Sektori i Edukimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ishte e ftuar në emisionin “Alert”, i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, në kuadër të temës “Konsumatorët, ankesat dhe fuqizimi i OSHC-ve lokale”.

Neziri tha se duhet të kuptojmë që vetë ligji për mbrojtjen e konsumatorit e orienton konsumatorin drejt shoqatave, dhe kjo do të thotë që shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit janë shumë të rëndësishme në treg.

“Vetë legjislacioni i thotë konsumatorit: nëse ke një ankesë, një problematikë që të shqetëson, mund t’i drejtohesh edhe këtyre shoqatave. Fuqizimi i shoqatave në Republikën e Shqipërisë për çështjet e konsumatorit është shumë i rëndësishëm.

Nëse do të kemi shoqata të fuqizuara, sigurisht edhe roli i konsumatorit do të jetë më i fortë në treg”, tha ajo.

Neziri theksoi nga përvoja e saj se, kur dy zëra bashkohen – konsumatori dhe shoqata – dëgjueshmëria e institucioneve është më e lartë.

Ajo vlerësoi projektin si shumë të rëndësishëm:

“Ky projekt kur e kam njohur për herë të parë, e kuptova që ishte në momentin e duhur dhe me të gjitha planet e bëra”.

“Ne si politikëbërës e kemi shumë të qartë se fuqizimi i rolit të shoqatave është prioritet edhe në BE. Për ne është bërë primare përfshirja apo inkurajimi i tyre për të trajtuar çështjet e konsumatorit”, u shpreh Neziri.

Ajo theksoi se takimet e para janë realizuar, por nuk duhet të ndalen:

“Rrjeti duhet të jetë i qëndrueshëm. Kishim fatin që në këto takime bashkuam pushtetin vendor me shoqatat që ishin pjesë. Këto dy komponentë, në zonat e tyre, në qytetet e tyre, mund të bëjnë gjëra që i vijnë në ndihmë vetes, qytetarëve dhe të gjithë konsumatorëve.

Të jenë një rrjet i qëndrueshëm dhe me përfaqësues të bashkive përkatëse, do t’i vijë më shumë në ndihmë konsumatorit shqiptar.”

Alert – Konsumatorët, ankesat dhe fuqëzimi i OSHC lokale (25 Korrik 2025) https://www.youtube.com/watch?v=nQniYdIBZ94