Menu

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve

Ekspertët në “Alert”: Kontrolli biologjik në sera, alternativa që po ndryshon mbrojtjen e bimëve

Këtë të premte në emisionin “Alert” u diskutua mbi kontrollin biologjik në sera, si një alternativë moderne ndaj përdorimit të pesticideve, me pjesëmarrjen e Klodjan Ramës, këshilltar për bujqësinë pranë GIZ Albania, Prof. Dr. Shpend Shahinit, pedagog në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve në UBT, ekspertit të kontrollit biologjik Bleis Koni dhe fermerit prodhues e eksportues Albano Troka.

Prof. Dr. Shpend Shahini shpjegoi se kontrolli biologjik bazohet në përdorimin e insekteve të dobishme, predatorë dhe parazitues, të cilët mbajnë nën kontroll dëmtuesit pa ndërhyrje kimike, duke e afruar bujqësinë shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, ku kjo praktikë është tashmë pjesë e bujqësisë së qëndrueshme. Nga ana tjetër, eksperti i kontrollit biologjik Bleis Koni theksoi se insektet e dobishme prodhohen në laborator dhe vendosen në sera që në fazat e hershme të zhvillimit të bimës, ku shumohen natyrshëm dhe krijojnë një ekuilibër biologjik që redukton ndjeshëm përdorimin e pesticideve.

Në të njëjtën linjë, Klodjan Rama, këshilltar për bujqësinë pranë GIZ Albania, u shpreh se kjo metodë po zbatohet përmes bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat, me projekte pilot dhe testime në terren, duke synuar që në të ardhmen kontrolli biologjik të bëhet praktikë standarde për fermerët që duan të kualifikohen sipas kërkesave të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, fermeri prodhues dhe eksportues Albano Troka, i cili e aplikon mbrojtjen biologjike në kultivimin e luleshtrydheve, theksoi se kjo metodë nuk synon rritjen artificiale të prodhimit, por garanton produkte më të sigurta për konsumatorët dhe rrit besueshmërinë në tregjet e eksportit.

Luleshtrydhet pa pesticide/ Troka: Mbrojtja biologjike garanton siguri, jo rritje artificiale të prodhimit

Në një kohë kur konsumatorët janë gjithnjë e më të vëmendshëm ndaj sigurisë ushqimore, një fermer, prodhues dhe eksportues nga zona e Fierit, i quajtur Albano Troka po aplikon një metodë inovative në kultivimin e luleshtrydheve.

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News” ai u shpreh se prej tre vitesh ka adoptuar mbrojtjen biologjike, duke e kthyer biznesin e tij në një shembull suksesi dhe sigurie.

Troka, i cili operon në njësinë administrative Frakull, në zonën e Kafarejt, një nga prodhueset më të mëdha të luleshtrydhes në Shqipëri, shprehet se vendimi për të përdorur këtë teknologji ka qenë i qëllimshëm që në fillimet e biznesit. Ideja ishte të sillnin një inovacion në mbrojtjen e bimëve, duke lënë mënjanë metodat konvencionale.

“Ne kemi tre vjet që merremi me prodhimin e luleshtrydheve dhe tre vjet kemi që kemi implementuar mbrojtjen biologjike. 

Që nga momenti i parë që ne kemi ideuar për të krijuar një biznes të tillë, ne kemi qenë me ide të qarta për të pasur ë një inovacion për pjesën e mbrojtjes së bimës, që është mbrojtja biologjike. 

Ne jemi në njësinë administrative Frakull, zona Kafarej.

 Po, është zona që ka pothuajse të gjithë sipërfaqen e luleshtrydhës që është e mbjellë në Shqipëri.

Pjesa e mbrojtjes së insekteve nuk ka aspak ndikim në sasinë e prodhimit të bimës, përveç faktit sepse fruti është më i sigurt për t’u për t’u konsumuar.

Të hedhësh pesticide thjesht ti duhet ta mbrosh nga parazitët, nga insektet e këqija, por nuk është se do të shtosh prodhimin”, u shpreh Troka.

Bujqësia pa kimikate/ Rama: Fermerët duhen të kualifikohen me standartet e BE, do aplikohen insektet e dobishme në ferma

Klodian Rama, Këshilltar për bujqësinë, ishte i ftuar në emisionin “Alert”, ku foli për kontrollin biologjik si praktikë e re në bujqësi dhe alternativë ndaj përdorimit të pesticideve.

Sipas tij, kontrolli biologjik ka nisur si bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat.

 

Metoda është testuar dhe pilotuar në terren për të vlerësuar funksionimin praktik të saj në ferma dhe sera.

“Kontrolli biologjik është risi dhe inovacion. Ka nisur si bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat. Janë testuar modele konkrete për të parë nëse funksionon në praktikë.”– tregoi Rama.

Ai shpjegoi se kjo qasje bazohet te përdorimi i insekteve të dobishme që luftojnë dëmtuesit, pa nevojën e pesticideve.

“Fokusi është te insektet e dobishme. Nuk ka nevojë për pesticide. Natyra bën punën e saj. Insektet predatorë ushqehen me dëmtuesit, ndërsa parazituesit ulin popullatat.”- tha ai.

Sipas Ramës, qëllimi është mbajtja nën kontroll e dëmtuesve, pa ndërhyrje kimike, duke ruajtur mjedisin dhe sigurinë ushqimore.

“Kontrolli biologjik shërben për të mbajtur nën kontroll popullatat, pa pasur nevojë për pesticide.”– shtoi Këshilltari.

Ai foli edhe për standardet evropiane, ku kjo praktikë është pjesë e rregullave të bujqësisë moderne dhe pritet të jetë kusht për fermerët që synojnë kualifikimin sipas praktikave të Bashkimit Evropian.

“Në praktikat e BE-së, kontrolli biologjik është standard. Për fermerët që duan të kualifikohen sipas modelit evropian, kjo do të jetë praktikë e detyrueshme.”- u shpreh Rama.

Harrojini pesticidet/ Koni zbulon metodën që mbron të mbjellat me “ushtarët” e natyrës

I ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News” ishte eksperti i kontrollit biologjik, Bleis Koni i cili shpjegoi se si përdorimi i grabitqarëve natyralë dhe insekteve parazituese po zëvendëson pesticidet në sera, duke krijuar një ekuilibër natyror kundër dëmtuesve.

“Ideja është që neve insektet e dëmshme që ka një kulturë, nuk nuk i luftojmë më me një helm që ato i ngordh në mënyrë sistematike ose në mënyrë kontakti por i i sulmojmë me grabitqarët e tyre natyralë.

 


Pra, është sikur, janë dy ndarë në dy llojesh, grabitqarë edhe parazitues.

Për insektet të ndryshëm dëmtues, ne përdorim insekte të ndryshme beneficare.

Pra, ose një grabitqar që konsumojnë, ose parazitues që parazitojnë vezën.

Pra në vezën e insektit të dëmshëm, nuk çel një insekt i dëmshëm tjetër, por çel një insekt i dobishëm.

Kjo është mënyra se si ndodh kontrolli biologjik me një fjalë shumë të thjeshta.

Këto janë insekte që janë në, në ekosistemin botëror. Por për t’i bërë më masive, ato prodhohen në laborator në kushte artificiale. Nuk është se i ndikon asgjë, por thjesht për të kërkesën botërore.

 

 

Neve ato i i prezantojmë në serë, në një kohë që bima është akoma e re, dhe ato, në qoftë se gjejnë kushtet e tyre ideale, pra ose pre, ose ushqehen me polenin e lules, ato shumohen.

 

Edhe e mbizotërojnë, domethënë popullata e insekteve të mira, mbizotëron në popullatën e insekteve të këqija.

Shumohen në serë vetë, sepse gjejnë kushte ideale”, u shpreh Koni.

 

Kontrolli biologjik/ Prof. Shpend Shahini tregon alternativat pa pesticide që po ndryshon bujqësinë

Prof. Dr. Shpend Shahini, i ftuar në emisionin “Alert”, foli për kontrollin biologjik si risi në bujqësi dhe si alternativë ndaj përdorimit të pesticideve.

Sipas tij, kontrolli biologjik po zbatohet si bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat, përmes projekteve pilot dhe testimeve në terren për të parë funksionimin real të kësaj metode.

Ai shpjegoi se koncepti bazohet në përdorimin e insekteve të dobishme, të cilat reduktojnë popullatat e dëmtuesve pa pasur nevojë për pesticide kimike.

“Kontrolli biologjik bazohet te prania e insekteve të dobishme. Nuk ka nevojë për pesticide, natyra bën punën e saj. Ka insekte predatorë që ushqehen me dëmtuesit dhe ka edhe parazitues që ulin popullatat. Qëllimi është mbajtja nën kontroll e dëmtuesve, pa ndërhyrje kimike.”– u shpreh Shahini.

Ai foli edhe për standardet evropiane, ku praktikat e kontrollit biologjik janë pjesë e politikave të bujqësisë së qëndrueshme dhe pritet të bëhen kusht për kualifikimin e fermerëve.

“Në praktikat e BE-së, kontrolli biologjik është standard. Nëse flasim për integrimin evropian, kjo do të jetë praktikë e detyrueshme për fermerët që duan të kualifikohen.”- ka thënë ai.

Sipas Shahinit, zbatimi i këtyre met

odave e afron bujqësinë vendase me modelet evropiane dhe ul varësinë nga pesticidet, duke mbrojtur shëndetin e konsumatorit dhe mjedisin.