Në emisionin Alert në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, i ftuar ishte Alban Zusi, Drejtor i AFI, i cili komentoi situatën e krijuar pas përhapjes së lajmeve mbi rastet e salmonelës. Zusi theksoi se institucionet dhe autoritetet, si AKU, nuk duhet të ndikohen nga zhurma mediatike, por duhet të marrin vendime të drejta dhe të bazuara në prova. Ai vuri theksin në faktin se rreziku mund të shkaktojë penalitete për kompanitë përkatëse dhe se është e rëndësishme që të mos ndërmerren vendime të nxituara. Sipas Zusi-t, fokusi duhet të jetë te masat që mund të qetësojnë publikun dhe të merren masa të drejta ndaj kompanisë përgjegjëse.
Zusi gjithashtu theksoi rëndësinë e nxjerrjes së konkluzioneve të qarta për praktikat ekzistuese dhe ndërtimin e një sistemi që mund të parandalojë raste të ngjashme në të ardhmen. “Duhet të fokusohemi në ndërtimin e një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm, duke mësuar nga gabimet dhe duke zbatuar masa parandaluese. Për këtë, duhet të vlerësojmë çdo situatë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme,” shtoi ai.