Menu

E vërteta e Salmonelës / Jorgaqi: Kontrolli nis nga pika kufitare, inspektori përgjegjës për mostrën

Në emisionin Alert në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, Martin Jorgaqi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut në AKU, theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet autoriteteve kompetente për kontrollin e ngarkesave që hyjnë në Shqipëri, në veçanti për parandalimin e rrezikut të salmonelës. Jorgaqi sqaroi se procedurat për marrjen e mostrave janë të mirëpërcaktuara dhe janë pjesë e një udhëzimi të përbashkët për inspektorët që punojnë në pikat kufitare dhe në sportelet e ngarkimit.
“Inspektori, i cili kryen kontrollin në pikat kufitare, është përgjegjës për marrjen e mostrave në mënyrë rutinë. Ka një procedurë të qartë për ruajtjen dhe transportimin e këtyre mostrave, dhe çdo inspektor ka përgjegjësi të plotë për çdo mostër që merr,” shpjegoi Jorgaqi.
Ai theksoi gjithashtu se kontrolli i rreptë dhe zbatimi i ligjit në kufi është një hap i rëndësishëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe për të mbrojtur konsumatorët nga rreziqet që mund të vijnë nga produktet që futen në tregun shqiptar.

Related Posts