Menu

EKSPERT PER SIGURINE USHQIMORE Alban Zusi

Mishi me salmonelë/ Resuli: Duhet të ishte arrestuar Bledi Cuci i cili ka ndryshuar ligjin

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar tha se Sot i pandehur nën hetim duhet të ish-zv. ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i cili ka ndryshuar ligjin për këta agjentë si salmonela.

Resuli: Gjatë marrjes së kampionit ka qenë një përfaqësues i kompanisë ose në rastin më të keq, ka qenë shoferi i kami9nit ose agjenti doganor. Nëse keni prova që është grisur qesja ose është kapur me duar dhe ëhstë kontaminuar, atëherë duhen prova konkrete. Por nuk më shkon mendje që është abuzuar nga AKU-ja.

Ideja është se duke qenë që më intereson një punë e mirë nga të gjitha palët, sepse vetë jam konsumator, nuk them se është përgjegjësia e biznesit, ka vepruar në mënyrë të rregulltë. Sot i pandehur nën hetim duhet të ish-zv. ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i cili ka ndryshuar ligjin për këta agjentë si salmonela.

Përfaqësuesi i AKU-së: U deshën 10 ditë për analizat pasi nuk ishte një salmonelë e zakonshme

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Martin Jorgaqi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut, AKU tha se analizat për praninë e salmonelës në mishin e pulës u vonua se bëhej fjalë për një salmonelë jo të zakonshme.

Jorgaqi: Në një farë mënyrë koha që ka kaluar ka shërbyer si një faktor për sheshim e informacionit dhe t dhënave, në mënyrë që AKU-ja dhe palët e tjera të bëjnë objeksionet e veta dhe të biem dakord në disa pika që janë në zhvillim.

Problematikat kanë nisur në datën 11 mars, ku janë marrë analizat në mënyrë të rastësishme. Ka rastisur kompania në fjalë,. Është marrë mostra dhe është dërguar në laborator. Analizat janë më specifike se një salmonelë të zakonshme. Prandaj mori 10 ditë, nderi në 21 mars u bë njoftimi i Alert për mostrën në fjalë.

Mishi me salmonelë/ Zusi: Gjëja e mirë në këtë histori që nuk kemi pasur sëmundje në popullatë

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Alban Zusi, Drejtor i AFI tha se lajmi i mirë është se kemi mbi një javë që flasim për këtë gjë, por nuk kemi asnjë raport për sëmundje të qytetarëve nga ISHP-ja dhe spitalet.

Zusi: Lajmi i mirë është se kemi mbi një javë që flasim për këtë gjë, por nuk kemi asnjë raport për sëmundje të qytetarëve nga ISHP-ja dhe spitalet. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Kjo do të thotë se masat e marra kanë funksionuar dhe alerti ka qenë i duhur.

Gjendje e dytë që do të doja të thoja është ne me këtë që kemi bërë kemi shpëtuar konsumatorin, por duhet vlerësuar se kemi bërë dëme me biznesin sepse me kanë ardhur disa mesazhe nga aktorë të sektorëve të mishit që të mbyllet kjo histori sepse kanë rënë shitjet.