Menu

Tema: E vërteta e salmonelës Te ftuar: Martin Jorgaqi

Mishi me salmonelë/ Resuli: Duhet të ishte arrestuar Bledi Cuci i cili ka ndryshuar ligjin

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar tha se Sot i pandehur nën hetim duhet të ish-zv. ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i cili ka ndryshuar ligjin për këta agjentë si salmonela.

Resuli: Gjatë marrjes së kampionit ka qenë një përfaqësues i kompanisë ose në rastin më të keq, ka qenë shoferi i kami9nit ose agjenti doganor. Nëse keni prova që është grisur qesja ose është kapur me duar dhe ëhstë kontaminuar, atëherë duhen prova konkrete. Por nuk më shkon mendje që është abuzuar nga AKU-ja.

Ideja është se duke qenë që më intereson një punë e mirë nga të gjitha palët, sepse vetë jam konsumator, nuk them se është përgjegjësia e biznesit, ka vepruar në mënyrë të rregulltë. Sot i pandehur nën hetim duhet të ish-zv. ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i cili ka ndryshuar ligjin për këta agjentë si salmonela.

Mishi me salmonelë/ Zusi: Gjëja e mirë në këtë histori që nuk kemi pasur sëmundje në popullatë

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Alban Zusi, Drejtor i AFI tha se lajmi i mirë është se kemi mbi një javë që flasim për këtë gjë, por nuk kemi asnjë raport për sëmundje të qytetarëve nga ISHP-ja dhe spitalet.

Zusi: Lajmi i mirë është se kemi mbi një javë që flasim për këtë gjë, por nuk kemi asnjë raport për sëmundje të qytetarëve nga ISHP-ja dhe spitalet. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Kjo do të thotë se masat e marra kanë funksionuar dhe alerti ka qenë i duhur.

Gjendje e dytë që do të doja të thoja është ne me këtë që kemi bërë kemi shpëtuar konsumatorin, por duhet vlerësuar se kemi bërë dëme me biznesin sepse me kanë ardhur disa mesazhe nga aktorë të sektorëve të mishit që të mbyllet kjo histori sepse kanë rënë shitjet.

Rumano: Kompania e ka konfirmuar praninë e salmonelës dhe e ka tërhequr mishin nga tregu

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Gentjan Rumano, Avokat i AMG sh.p.k. tha se produkti me salmonelë u konfirmua dhe është tërhequr i gjithi nga tregu dhe kompania ka marrë masat qysh në datë 22 mars që të kthehej në shoqëri.

Rumano: Shoqëria ka bërë njoftimet pas njoftimit që ka ardhur nga AKU-ja për analizat. Produkti u konfirmua dhe është tërhequr i gjithi nga tregu dhe kompania ka marrë masat qysh në datë 22 mars që të kthehej në shoqëri.

Problematika qëndron me fillimin e kontrollit që është bërë në Durrës në datë 11 mars. Qysh kur është marrë mostra ku dhe sipas formularit janë rubrikat kryesore që përcaktojnë kontrollin e dokumentacionit dhe standardin e produktin dhe kanë qenë të kënaqshme.