Menu

Të Rinjtë dhe BE / Muzhaqi: Bashkëpunim për një të Ardhme më të Mirë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ishte e ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj, ku foli për përfshirjen e të rinjve në politikë dhe nismat e ndërmarra nga ministria që ajo drejton.

Muzhaqi tha se 35 kandidatë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme vijnë nga platforma “Deputeti që duam”, ndërsa 7 prej tyre janë në pozicione të sigurta. Ajo sqaroi se nga rreth 700 aplikime, 250 persona janë përzgjedhur për të vijuar më tej procesin dhe do të kenë një rol të rëndësishëm në fushatë.

Gjatë intervistës, ministrja renditi disa nga arritjet e institucioneve që ajo drejton, duke përfshirë krijimin e këshillave rinorë vendorë dhe këshillit kombëtar të rinjve, si dhe rritjen e buxhetit për projektet rinore përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Ajo bëri me dije se janë mbështetur 84 projekte rinore, duke prekur rreth 42 mijë të rinj në të gjithë vendin.

I ftuar në ” Alert ” ishte edhe Klajdi Priska, anëtar i Këshillit Rinor Kombëtar dhe RYCO, i cili theksoi se sfidat e të rinjve shqiptarë janë të ngjashme me ato globale, por më të theksuara për shkak të faktorëve socialë dhe ekonomikë. Ai shtoi se ka ende shumë hapësira për përmirësim, veçanërisht jashtë Tiranës, ku nevojitet më shumë mbështetje për të rinjtë.

Related Posts