Menu

gazetarët

Gazetarët protestojne para Kuvendit kundër rregullores së re, që pengon raportimin e lirë

Ditën e sotme gazetarët po zhvillojnë protestë para Kuvendit. Kjo protestë po bëhet kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlamentare. Me pankarta në duar gazetarët janë kundër këtij vendimi si cënim i punës së tyre.

Këtë rregullore e kanë bërë disa deputetë që nuk do të jenë në parlament dhe nuk janë votuar. Nuk mund të bëjnë punë të mirë këta deputetë që kërkojnë të lënë jashtë gazetarët. Edhe gazetarët e studiove të vijnë këtu të protestojnë, u shpreh njëri prej gazetarëve. Pak ditë më parë  Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.

alert.al

Gramoz Ruçi përjashton gazetarët nga seancat e Kuvendit, ja rregullorja e re që kufizon kontaktet me deputetët

Kuvendi duket se po shkon drejt mbylljes së mundësive të gazetarëve për të marrë intervista dhe për të pasur kontakte direkte me deputetët, sidomos në ambjentet e Kryesisë, godinës ku dhe zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Në Rregulloren e re, të firmosur nga kryetari Gramoz Ruçi, vendosen kufizime të forta për gazetarët. Ata vërtetë do të lejohen të hyna në ambjentet e Kryesisë, por nuk mundet të zhvillojnë profesionin e tyre si më parë, kur kishin më tepër hapësira për kontakte. Gazetarët do të mund të qendrojnë vetëm në zyrën e shtypit të caktuar nga Kuvendi dhe askund tjetër.

Pjesë nga Rregullorja e re e Kuvendit

Ky është neni përkatës që tregon ku duhet të qendrojnë gazetarët.

Neni 12

Akomodimi

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

  1. Te Kryesia e Kuvendit në Neës Room/ Salla e Gazetarëve , qe ndodhet në katin e

pare te godinës,

  1. Te ambjenti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare

Në këtë Rregullore, thuhet se edhe intervistat me deputetët duhet të programohen më parë. Një formë që u heq gazetarëve mundësinë për të marrë reagime ndaj ngjarjeve që mund të ndodhin gjatë ditës.

alert.al