Menu

proteste

Bizneset në Vlorë, protestë para policisë: “Të shtyhet orari i mbylljes pas 24:00”

Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e sotme në një protestë paqësore tek policia e qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ia transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë.

Bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 ku tashmë e ka hapur edhe Kosova si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin. Përfaqësuesit e bizneseve i bëjnë thirrje policisë që të ndalojë terrorin duke i mbyllur lokalet pak minuta para orës 24:00 dhe duke i detyruar të largojnë klientët duke i dëmtuar biznesin.

Ata gjithashtu i drejtojnë thirrje kryeministrit Rama që të vijë në Vlorë ku ata do të heqin menaxherët dhe të vendoset vetë ai për të menaxhuar bizneset e tyre e të shihet sa do ia dali të jetë fitimprurëse. Ata deklarojnë se ka selektivitet ku bregdeti i luksit si Himarë, Dhërmi, Drimadhes lejohet të ketë muzikë, ndërsa bregdeti i Lungomares jo.

Ata i kanë drejtuar një kërkesa qeverisë ku kanë paraqitur disa kërkesa. Kjo thirrje është firmosur nga 55 biznese të Vlorës ku pritet të shtohet edhe më tepër.“Jam pronar i një biznesi, dua të citoj fjalën e kryeministrit që ka thënë në parlament s’keni parë gjë akoma, të hënën do ta shikojë nga bizneset vlonjate që ai s’ka parë asgjë akoma, se çfarë do t’i ndodhë nga bizneset.
Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam dhe klient kryeministrin që frekuenton lokalin, të jetë kryeministri atje, të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet, mbreti vetëm jep urdhra, nuk ngrihet, është i madhërishmi, është i vetëshpallur mbret kështu që…”, tha një prej pronarëve të lokaleve.

/news24/

Arrestimi i dy mjekëve të Ushtarakut, Sindikata bën thirrje për protestë

Personeli i Spitalit Ushtarak do të dalë në një miting proteste kundër arrestimit të dy mjekëve të Traumës. Sindikata pretendon se mjekët janë arrestuar pa fakte dhe vetëm për të bërë shou.

Njoftimi i Sindikatës

Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali.

BASHKOHUNI ME NE!
EJANI NË TUBIM !
TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOW TE PUNONJESVE SHENDETESOR!
Koha eshte tani!
Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!!
Vendimi i Gjykatës:
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masë e sigurisë “Arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.
Ndërkohë bëhet me dije se për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i shtetasit të plagosur E.D. gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.
Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprën penale“korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga ana tjetër mësohet se Gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm.
Në njoftimin për mediat, policia tha se “ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit E.D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro”

Gazetarët protestojne para Kuvendit kundër rregullores së re, që pengon raportimin e lirë

Ditën e sotme gazetarët po zhvillojnë protestë para Kuvendit. Kjo protestë po bëhet kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlamentare. Me pankarta në duar gazetarët janë kundër këtij vendimi si cënim i punës së tyre.

Këtë rregullore e kanë bërë disa deputetë që nuk do të jenë në parlament dhe nuk janë votuar. Nuk mund të bëjnë punë të mirë këta deputetë që kërkojnë të lënë jashtë gazetarët. Edhe gazetarët e studiove të vijnë këtu të protestojnë, u shpreh njëri prej gazetarëve. Pak ditë më parë  Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.

alert.al

Protesta për ujësjellësin në Kuçovë, banorët përleshen me policinë: Preke gruan time dhe do e shohim…

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë po vijojnë protestat kundër shfrytëzimit të ujit të burimit të Sinecit për ndërtimin e një ujësjellësi.

Edhe protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë. Ata janë konfliktuar fizikisht me uniformat blu, pasi kanë tentuar të kalojnë kordonin dhe të ndalojnë punimet që po kryente firma zbatuese për hapjen e kanalit.

“Kape gruan time me dorë dhe do e shohim, turp të keni tërhiquni se nuk e bëni dot me forcë”, dëgjohet të thuhet nga një prej qytetarëve gjatë tensioneve me policinë. Prej afro 20 ditësh, banorët e kësaj zonë kanë bllokuar rrugën duke mos i lejuar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në burimin e Sinecit. Ata kundërshtojnë projektin e bashkisë pasi sipas tyre uji i këtij burimi përdoret nga fshatarët për vaditjen e tokave bujqësore.

alert.al/