Menu

Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Ekspertët në “Alert”: Bujqësia 2025 mes pagesave 100% për fermerët dhe nevojës për kontrata e transparencë në treg

Emisioni “Alert” i kësaj të premteje u fokusua te politikat bujqësore për vitin 2025, pagesat direkte për fermerët dhe rregullimi i tregut bujqësor, me pjesëmarrjen e Ardita Kuçit (AZHBR), Irfan Tarellit (Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural) dhe Agim Rrapajt (Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar).

Në pjesën e parë, Ardita Kuçi bëri të ditur se është miratuar pagesa e plotë 100% për të gjithë fermerët e kualifikuar në skemën kombëtare të pagesave direkte. Sipas saj, nga rreth 69 mijë aplikime të shqyrtuara, janë paguar rreth 65 mijë fermerë me një buxhet prej 2.6 miliardë lekësh, ndërsa me aktin normativ të miratuar do të disbursohet edhe pjesa e mbetur, duke garantuar pagesën e plotë për të gjithë përfituesit që kanë kaluar filtrat e kualifikimit.

Në vijim, Irfan Tarelli foli për një projektligj të ri që synon të vendosë rregulla të qarta në tregun e produkteve bujqësore. Ai theksoi se ligji do të rregullojë marrëdhëniet kontraktuale mes fermerëve dhe blerësve, si dhe do të rrisë transparencën e çmimeve përmes një sistemi informimi në kohë reale, me qëllim funksionimin më të drejtë të tregut dhe mbrojtjen e prodhuesve.

Nga ana tjetër, Agim Rrapaj ngriti shqetësimin se mungesa e kontratave dhe e mekanizmave të arbitrazhit i lë fermerët të pambrojtur përballë tregjeve që, sipas tij, vendosin çmime në mënyrë autoritare. Ai nënvizoi se pa kontrata të detyrueshme dhe pa mundësi gjykimi të tyre, fermerët mbeten në mëshirë të blerësve dhe tregjeve, duke e cilësuar këtë si një problem të vjetër dhe ende të pazgjidhur për sektorin bujqësor

Diskutimi në “Alert” nxori në pah nevojën për ndërhyrje ligjore, transparencë dhe kontrata funksionale, si elementë kyç për stabilizimin e tregut bujqësor dhe garantimin e të ardhurave për fermerët në vitet në vijim.

LIVE/ Alert – Bujqësia 2025 dhe pritshmëritë (19 Dhjetor 2025) https://www.youtube.com/watch?v=IVnqT93AV8E

Rrapaj: Pa kontrata dhe arbitrazh, fermerët mbeten në mëshirë të tregjeve që vendosin çmimet sipas dëshirës

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në emisionin “Alert” në “Ora News” ngriti shqetësime mbi funksionimin e tregjeve dhe mungesën e kontratave në zinxhirin e prodhimit bujqësor, duke e cilësuar situatën si një problem të vjetër për fermerët.

” Autoriteti i Konkurencës e ka bërë punën e vet dhe ka dhënë ato rezultate që ka dhënë. Ky nuk është një problem i sotëm, por është një problem që ka vazhduar prej kohësh dhe vitesh.

Në kohën që kishte Tirana vetëm një treg, edhe mund të flisnim dhe të thonim që ishte një treg monopol dhe vendosin këto çmime. Tashmë është dhe një treg tjetër. 

Këto tregje janë tregje autoritare që vendosin çmime sipas dëshirës së tyre, dhe jo sipas kërkesës dhe ofertës. Kjo e bën më të vështirë problemin për ta gjykuar. Ka një moment që duhet theksuar dhe rregulluar. Që do të ndodhi dhe në të ardhmen kështu, kjo nuk përjashtohet. Por, në qoftë se ne nuk do të bindim prodhuesin, grumbulluesin, transportuesin dhe këtë shitësin përfundimtar që të punojë me kontratë ne nuk kemi për t’ia dal mbanë.

 

E vetmja zgjidhje është kjo që ne të kemi mundësi të gjykojmë kontratën. Kontrata kërkon dhe arbitrazhin. Ne nuk e kemi, por kjo është domosdoshmëri. Këta çojnë mallin atje dhe ai thotë kaq e marr,po deshe merre po deshe jo.

Ky është problem i madh i një grupi të madh të fermerëve”, u shpreh Rrapaj.https://www.youtube.com/watch?v=IVnqT93AV8E

PROJEKTLIGJ I RI/ Tarelli: Ministria e Bujqësisë do të vendos rregulla të qarta mes fermerëve dhe blerësve

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Irfan Tarelli, Këshilltar i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, foli për projektligjin e ri që synon rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale në tregun bujqësor dhe rritjen e transparencës së çmimeve përmes një sistemi informimi në kohë reale.

” Ky është një problem që , ka qenë dhe është në mendjhen e Ministrisë së Bujqësisë dhe për informacion të shikuesit të “Ora News”, tashmë ka përfunduar përgatitja e një projektligji që ka të bëj me tregun e produkteve bujqësore.

Një nga çështjet që adreson projektligji ka të bëj me kontratat, pra marrëdhëniet kontraktuale midis prodhuesit, fermerëve dhe blerësit, rregullimin e tyre, megjithë modalitetet e nevojshme.

Aspekti i dytë që rregullon është transparenca e çmimeve. Pra, për gjithë produktet që dalin në treg do të ngrihet një sistem i grumbullimit të informacionit përpunimit dhe komunikimit në kohë reale, e cila ndihmon që rregullat e lojës në treg të zbatohen dhe rrit transparencën e tregut”, u shpreh Tarelli.https://www.youtube.com/watch?v=IVnqT93AV8E

Pagesat direkte për fermerët/ Kuçi: Miratohet pagesa e plotë 100% për të gjithë të kualifikuarit

E ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR-së, dha detaje mbi ecurinë e skemës kombëtare të pagesave direkte, duke theksuar se, me aktin normativ të miratuar, të gjithë fermerët e kualifikuar do të përfitojnë pagesën e plotë 100%.

” Skema kombëtare e pagesave direkte, pra kemi dy skema të cilat janë pagesat direkte për fermerët dhe skemën e investimeve.

Skema e pagesave direkte është hapur në 24 prill të këtij viti dhe është mbyllur më 30 maj.

Deri më sot, nga kontrolli administrativ i 69 mijë e 917 aplikimeve që kemi marrë nga skema direkte janë paguar rreth 65 mijë fermerë me një buxhet total prej 2.6 miliard lekësh, nga buxheti i përgjithshëm 2.99 që ka qenë buxheti fillestar i vendosur në dispozicion nga Ministria e Financave në fillim të vitit dhe në çelje të thirrjes.

Ajo që dhe kryeministi konfirmoi në takimin e Elbasanit të ditës së hënë, por gjithashtu edhe e vendosur sot me Këshillin e Ministrave është akti normativ i cili na jep gjithë diferencën e mbetur të 50% për të paguar në 100% të gjithë fermerët e kualifikuar. Do të thotë që të gjithë fermerët që janë kualifikuar dhe kanë marrë këstin e parë prej 50% të pagesës së tyre të skemës direkte do të paguhen 100% me vlerën e plotë të aplikuar”, u shpreh Kuçi.https://www.youtube.com/watch?v=IVnqT93AV8E