Menu

Maqedonia e Veriut

Varianti Delta, Ministri i Shëndetësisë: Maqedonia e Veriut nuk do të marrë masa kufizuese

Situata kryesisht është mirë. Nuk ka asnjë shenjë se është e mundshme që të përkeqësohet fotografia epidemiologjike. Disa ditë me radhë nuk ka trysni në spitale, nuk ka paraqitje, nuk ka numër të madh të pacientëve nëpër ambulanca, që na tregon se po konstatohet se situata është e qetë dhe nuk do të ketë masa restriktive shtesë. Kështu tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin joformal me gazetarët, njofton Portalb.mk.

“Gjithkund në rajon është qetë. Edhe në Serbi edhe në Shqipëri. I ndjekim vendet ku qytetarët tanë shkojnë për pushime. Ka rritje të vogël të numrit të rasteve pozitive në Greqi, por vlerësojmë se ajo nuk është alarmante. Për atë vlerësoj se këtë verë nëse situata vazhdon kështu, nuk duhet që të miratohen masa restriktive shtesë. Por, situatën e ndjekim, ka vende ku varianti indian me shpejtësi po shpërndahet. Tani për tani nuk ka nevojë, por nëse do të paraqitet do të intervenojmë”, tha ministri.

Ai tha se nuk kanë informata për shpërndarjen e variantit indian (delta) të virusit korona.

“Nuk kam të dhëna për shpërndarjen e llojit delta, duke e pasur parasysh se ato mostra që janë testuar duhet që të bëhet analizë e testit pozitiv. Mostrat individuale tani për tani nuk tregojnë shpërndarje të variantit delta”, shtoi ministri. Ndërkaq, sipas Alsat.mk, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të vendos se cilat masa do të merren. Pritet që të vlerësohen nëse testet janë një masë reale, nga e cila mund të mbrohemi nga Covidi.Që nga fillimi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut deri tani janë dhënë 587 mijë doza vaksinash, ndërsa 228 mijë persona janë vaksinuar plotësisht.

Varianti indian i koronavirusit mbërrin në kufi me Shqipërinë, e konfirmon ministri maqedonas

Ministria e Shëndetësisë informon se javën e kaluar te një pacient i cili është i hospitalizuar në një spital privat, është zbuluar prania e llojit “indian” të virusit SarsKov2, njofton Portalb.mk.

Sipas anketës epidemiologjike të kryer nga spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qenë i sëmurë dhe hospitalizuar për 10 ditë, kur u kthye në vend, u transportua menjëherë në spital me ambulancë speciale.

Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk përbën shenjë rreziku. Nga kjo ministri informojnë gjithashtu se, Venko Filipçe, me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive sot propozoi që ora policore dhe masat aktuale të vazhdohen deri më 15 qershor, në territorin e të gjithë vendit.

Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për shkak të mënyrës se si do të kufizohej grupimi shtesë në orët e vona. Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në qendrat kovid në territorin e të gjithë vendit është zvogëluar në mënyrë drastike. /Portalb/

alert.al/