Menu

Varianti Delta

Varianti Delta/ Manastirliu: Për një seri mostrash të pazakonta priten rezultatet nga Gjermania

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Sauk në periferi të Tiranës, duke i bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid. “Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se situata po monitorohet me shumë kujdes, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh nga qendra shëndetësore e Saukut, se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës dhe foli për kalendarin e mbërritjes së vaksinave anticovid në vend.

“Ne duam të vijojmë vaksinimin me ritëm dhe po sigurojmë edhe disponibilitetin e vaksinave për këtë. Brenda korrik-gushtit ne presim edhe 500 mijë doza të tjera vaksinash, për të vijuar këtë proces jetik, që është arma më e mirë për të shmangur pasojat e varianteve të reja të mundshme, siç është varianti Delta”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se grupmosha më mirë e mbuluar sa i takon vaksinimit është ajo 70-79 vjeç, ndërsa bëri apel për qytetarët për ta shfrytëzuar sa më parë mundësinë për t’u vaksinuar. Sipas Ministres së Shëndetësisë, plani kombëtar i vaksinimit parashikon vijimin e vaksinimit të kombinuar por edhe ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç, të cilat do të rikthehen sërish në muajt korrik dhe gusht.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

alert.al/

Mjeku: Delta ngatërrohet me gripin, 40% transmetueshmëri më të lartë! Shenjat, dhimbje koke, rrufë e grykë

Varianti Delta ka transmetueshmëri më të lartë se COVID-19 por shkallë vdekshmërie më të ulët. Kështu ka deklaruar epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv. Delta tha Alimehmeti ka transmetueshmëri 40% më të lartë, se COVID.

“Varianti Delta është më i transmetueshëm, quhet variant shqetësimi. Ka transmetueshmëri 40% më të lartë se COVID, 0.3% të rasteve fatale, kurse britaniku  e kishte 2.3%”, deklaroi epidemiologu.

Shenjat me të cilat mund të dalloni se keni variantin Delta, Alimehmeti tha se janë dhimbje koke, rrufë dhe grykë.

“Dhimbje koke, gryke dhe rrufë janë shenjat e deltë. Edhe sekrecione, temperatura janë shenja”, tha Alimehmeti.=

Ndërsa tha se Delta është i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm, theksoi se të vaksinuarit vetëm me një dozë dhe ata që e kanë kaluar natyrshëm COVID janë më të rrezikuar për t’u prekur.

“Varianti delta i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm. Është me i lehtë se covid. Ka vdekshmëri më të ulët. Situatën kyçe e kemi më shumë te rastet e rënda se rastet e lehta skanë nevojë për asgjë. Të vaksinuarit me një dozë vaksine më të rrezikuar nga Delta. Edhe ata që e kanë kaluar natyrshëm covid jantë të rrezikuar.  Ata që e kanë kaluar në mënyrë natyrore kanë të njëjtin rrezik infektimi si varianti tjetër. Te të vaksinuarit, ajo që ndryshon është se vaksina duhet e plotë me Deltën, të dyja dozat. Por nëse pacietnët shkojnë në terapi intesive situata e Deltas është e njëjtë me COVID”.

Sipas Alimehmetit tashmë virusi duket se nuk ka më hapësirë për të krijuar variante të tjera superngjitëse.

“Ne sot nuk jemi më në mars 2020, sot nuk janë të gjitha shtetet  njësoj disa shtete kanë nivele më të larta mbrojtjeje se disa të tjera. Gjithë pesha është sipër vaksinave.  Ne paguam një faturë me infektime të larta. Virusi nuk duket se ka hapësirë akoma për të krijuar variante të tjera superngjitëse. Mutacionte janë të njëjtat që ndodhin në të gjitha shtetet e botës, nuk duket se ka shumë hapësirë për të shtyrë më tej për transmetueshmërinë”.

Duke nënvizuar se imuniteti natyror në Shqipëri është shumë i lartë, Alimehmeti tha se duhet të presim një rritje rastesh në vjeshtë por që s’do të jetë një valë si ajo e vitit të kaluar.

“Imuniteti natyror në Shqipëri është i lartë ndryshe nga Anglia ku bëjnë këto lloj studimesh. Ne do presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që shumë zor pritet që kjo të jetë një valë si ajo  e vjeshtës dhe dimrit tjetër”, tha mjeku. /Report tv

 

 

Varianti Delta i koronavirusit, Skënder Brataj tregon grupin më të rriskuar për t’u prekur

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur lidhur me rrezikun e variantit Delta të COVID, edhe pse deri më tani vendi ynë ende nuk ka identifikuar praninë e këtij virusi

Në një intervistë dhënë për televizionin “Klan” kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se të pavaksinuarit janë grupi më i rriskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.

“E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti”, tha Brataj.

Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka cilësuar këtë variant me nivel transmetueshmëri më të madhe.

alert.al/

Varianti Delta, Ministri i Shëndetësisë: Maqedonia e Veriut nuk do të marrë masa kufizuese

Situata kryesisht është mirë. Nuk ka asnjë shenjë se është e mundshme që të përkeqësohet fotografia epidemiologjike. Disa ditë me radhë nuk ka trysni në spitale, nuk ka paraqitje, nuk ka numër të madh të pacientëve nëpër ambulanca, që na tregon se po konstatohet se situata është e qetë dhe nuk do të ketë masa restriktive shtesë. Kështu tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin joformal me gazetarët, njofton Portalb.mk.

“Gjithkund në rajon është qetë. Edhe në Serbi edhe në Shqipëri. I ndjekim vendet ku qytetarët tanë shkojnë për pushime. Ka rritje të vogël të numrit të rasteve pozitive në Greqi, por vlerësojmë se ajo nuk është alarmante. Për atë vlerësoj se këtë verë nëse situata vazhdon kështu, nuk duhet që të miratohen masa restriktive shtesë. Por, situatën e ndjekim, ka vende ku varianti indian me shpejtësi po shpërndahet. Tani për tani nuk ka nevojë, por nëse do të paraqitet do të intervenojmë”, tha ministri.

Ai tha se nuk kanë informata për shpërndarjen e variantit indian (delta) të virusit korona.

“Nuk kam të dhëna për shpërndarjen e llojit delta, duke e pasur parasysh se ato mostra që janë testuar duhet që të bëhet analizë e testit pozitiv. Mostrat individuale tani për tani nuk tregojnë shpërndarje të variantit delta”, shtoi ministri. Ndërkaq, sipas Alsat.mk, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të vendos se cilat masa do të merren. Pritet që të vlerësohen nëse testet janë një masë reale, nga e cila mund të mbrohemi nga Covidi.Që nga fillimi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut deri tani janë dhënë 587 mijë doza vaksinash, ndërsa 228 mijë persona janë vaksinuar plotësisht.

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese, Manastirliu: Mbetet alerti nga varianti Delta

Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, por ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta.

Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Manastirliu.

alert.al/