Menu

Negociatat me BE

Palmer dhe Roth në Forumin e Prespës, merr pjesë edhe Rama me liderët e rajonit

Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë fjalimit të tij në Forumin e Prespës theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Europian për të përcaktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Palmer tha se BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes. Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

I të njëtit mendim ishte edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth, i cili theksoi se është  thelbësore që rajoni të integrohet në BE, kjo për të mirën e të dyja palëve.

“Çështjet bilaterale ose mosmarrëveëshjet mes dy vendeve si ato mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë rrugën e integrimit evropian. Më vjen jashtëzakonisnt shumë keq që Këshilli I Ministrave për Evropën nuk arriti të haëpë negociatat për miqtë tanë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së një shteti të vetëm”, tha Roth nëpërmejt videokonferencës.

alert.al/

Negociatat me BE/ Rama nga Shkupi: Dështoi Brukseli, jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut!

Një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, flet kryeministri Edi Rama.

Nga Shkupi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Rama deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk dështuan, por ajo që dështoi ishte vetë BE.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë.

Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thonin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, tha kryeministri Rama.

alert.al/

Shtyhen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ BE: Prisni Presidencën sllovene

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër, atë sllovene”, tha ajo.

Nga raportimet gjatë ditës së sotme ky vendim ishte i pritshëm, pasi ishte mësuar se Bullgaria do të bllokonte procesin për shkak të mos marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, kishte thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes u konfirmua se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, në fakt ishin deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Por tashmë pritet të shihet se çfarë vendimmarrje do të ketë nën presidencën sllovene.

Ministri i jashtëm Sloven Gasper Dovzan, u shpreh  më herët se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.

Ndërsa ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes tha se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.

“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani” tha Roth.

alert.al/

Samiti/ Bullgaria vulos veton kundër negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut, e pëson Shqipëria

Bullgaria e ka vulosur veton ditën e sotme kundër çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase kanë raportuar se përfaqësuesit bullgarë nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga vendimi që kanë marrë prej kohësh.

Një prej tyre thotë për MIA se BE nuk e ka kuptuar ende thellësinë e problemit mes dy vendeve, por theksojnë se mosmarrëveshja është çështje evropiane.

”BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane. Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.- tha ai.

 

Të gjitha vendet e tjera përveç Bullgarisë janë pro çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, madje nuk ka asnjë kundër Shqipërisë, por kjo e fundit mund ta pësojë nga ngërçi që kanë Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.
alert.al/

 

Parlamenti dhe qeveria e Holandës japin OK për Shqipërinë: Të përcaktohet data për negociatat me BE-në

Parlamenti holandez ka mbështetur vendimin e qeverisë së Holandës e cila është pro përcaktimit sa më parë të datës së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE. Lajmi është dhënë sot nga mediat holandeze, ndërkohë që pritet që pas Komisionit të Jashtëm në parlamentin holandez nesër pritet të konfirmohet edhe nga seanca plenare.

Ndërkohë Ambasada holandeze në Tiranë ka shperndare qëndrimin e qeverisë së Holandës.

Deklarata e plotë:

“Politika e qeverise hollandeze ne lidhje me procesin e zgjerimit eshte strikte, e drejte dhe mbeshtetese/e angazhuar. Vendimet per hapat e metejshme qe duhen ndermarre ne lidhje me pranimin ne BE jane te bazuara ne meritat individuale te vendeve.

Ne mars 2020, Keshilli Europian vendosi te hape negociatat me Shqiperine dhe te mbaje Konferencen e Pare Nder-Qeveritare te 27 vendeve anetare te BEse me Shqiperine, nje here qe  nje sere kushtesh te ishin plotesuar kryesisht ne fushen e sundimit te ligjit/shtetit te se drejtes.

Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine.

Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje.

Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar.

Sot, shumica e parlamentit ra dakort qe te mbahet Konferenca e Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, pas miratimit te kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare.

Qeveria hollandeze eshte e kenaqur qe eshte krijuar nje kuader negociues i qarte dhe i qendrueshem per negociatat e pranimit midis BEse dhe Shqiperise. Qeveria pret me kenaqesi mbajtjen e te pares Konference Nder-Qeveritare si nje nisje zyrtare e negociatave, nje trajektore intensive ne te cilen reformat ne fushen e sundimit te ligjit, shtetit se te drejtes, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe fuquzimit te metejshem te institucioneve demokratike do te mbeten prioritete kyce”.

alert.al/