Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’ALERT’’ moderuar nga Granit Sokolaj,bëri të ditur se, qeveria ka ndërtuar tashmë markatat e peshkimit në Vlorë, sipas standardeve më të mira, teksa parashikon që nëpërmjet projektit “Ekonomia Blu” me vlerë 25 milionë euro të investojë në portin e Shkodres Durrësit dhe të Sarandës, krahas infrastrukturës portuale edhe për ndërtimin e markatave të reja.
Denaj: Do te kemi 4 markata dhe 9 njesi artizanale ne toke qe jane pjese e ketij projekti qe ndihmone ne perpunimin dhe mirmbajtjen
Sipas saj, projektet e reja synojnë transformimin tërësor të porteve të peshkimit në vendin tonë ku do të investohet për zgjerimin e mëtejshëm të bankinave të ankorimit, me qëllim që të përballojnë nevojat në rritje të flotës së peshkimit dhe zhvillimin e këtij sektori.
Projekti “Ekonomia Blu” do të shtrihet në disa vite zbatimi, duke i ardhur në mbështetje sektorit të peshkimit sipas kërkesave që kërkon koha.
Konsumi vjetor i produkteve të peshkut në vendin tonë arrin në 12 mijë tonë peshk, ndërsa flota e peshkimit numëron mbi 230 anije që përfitojnë naftë pa akcizë, që ndihmon peshkimin të ketë rritje nga viti në vit.
Markata të reja do të ndërtohen në Shkodër, Sarandë dhe Durrës. Ky projekt ofron lehtësi për bizneset, duke u mundësuar atyre të blejnë sasi peshku direkt nga këto tregje dhe synon të mbështesë zgjerimin e sektorit të peshkimit në vend. Administrimi i këtyre tregjeve do t’u lihet në ngarkim bashkive.
Më posht ndiqni intervistën e plotë të Ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, në emisionin “ALERT” të moderuar nga Granit Sokolaj
alert.al/