Menu

Prishtinë Fatmir Selimi

L*fta në Ukrainë po 'djeg' xhepat e kosovarëve/ Selimi: Çmimet e ushqimeve dhe karburanteve drejt rekordeve të reja

Konflikti në Ukrainë ka filluar të japë ndikimet e para të drejtpërdrejta në ekonominë e Kosovës, duke shkaktuar një valë rritjesh çmimesh që prekin sektorë kyçë si karburantet dhe bujqësia.

Kjo situatë, e kombinuar me problematika të brendshme, rrezikon të rëndojë ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Alert”, ishte eksperti dhe menaxheri i Fondacionit “Agrodev” në Kosovë, Fatmir Selimi.

 

“Unë mendoj që lufta që po ndodh tani më së shumti, ka ndikuar në çmimet e karburanteve, edhe këtë periudhë në mbjellje pranverore do të ndikojë mjaftueshëm që çmimet edhe kostoja e prodhimit të produkteve të ndryshme bujqësore të rritet.

Po njëkohësisht edhe besoj se transporti apo logjistika e transportimit si të plehrave minerale, farërave, edhe produkteve të gatshme, do të ndikojë që çmimet në Kosovë të rriten.

 

Kjo është vërejtur vetëm edhe prej fillimit të luftës në Ukrainë dhe në Rusi, sepse kjo ka pasur ndikim të mjaft të madh, se Ukraina dhe Rusia janë ndër dy prej eksportuesve më të mëdhenj të drithërave edhe të këtyre bimëve që janë vajore.

Kështu që është vërejtur vetëm se një rritje e çmimeve gjatë këtyre dy viteve, si të produkteve, edhe të punës.

Po mendoj që ndoshta pika kyçe që po ndikon nganjëherë edhe në rritjen është edhe çështja e punëtorëve apo njerëzve të cilët punojnë në bujqësi, sepse në pamundësi të angazhimit të fuqisë punëtore, atëherë rritja e çmimit të karburanteve do të ndikojë direkt në përdorimin e teknologjive apo mekanizimit bujqësor, i cili ndikon ndjeshëm në çmimet si në Kosovë, si në Shqipëri.

Edhe besoj që prapë do të ketë një ndikim dhe çmimet edhe sivjet do të jenë mjaft të larta.

Mirëpo brenga jonë kryesore është që përveç këtyre që po ndodhin domethënë rritjes së çmimeve të këtyre produkteve të cilat po ndikohen nga lufta në Iran, do të jetë edhe ndikimi i çmimit të fuqisë punëtore, e cila si në Kosovë, besoj edhe në Shqipëri, po ndihet goxha si goxha e madhe”, u shpreh Selimi.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

Çmimet marramendëse të naftës po i fundosin fermerët/ Rusinovci: Rritet kostoja e prodhimit, rrezikohen mbjelljet pranverore

Në kohën kur fermerët në mbarë vendin kanë nisur përgatitjet për mbjelljet pranverore, veçanërisht të misrit, ata po përballen me një sfidë të madhe që rrezikon të gjithë sezonin: koston stratosferike të karburanteve.

Rritja e çmimeve, e cila ka prekur nivele rekord, po shërben si një faktor demotivues dhe dekurajues për prodhuesit vendorë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert”, për të folur më tepër për këtë temë, ishte pedagogu i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë, Imer Rusinovci.

“Ndodhemi në fund të marsit, periudhë kjo që përkon, përveç disa prodhimtarive intensive, me fokus të veçantë në rrafshin e Dukagjinit, janë parapërgatitjet për mbillet pranverore, duke u fokusuar në sipërfaqet më të mëdha kultivuese pas grurit që është misri, dhe kultura të tjera që për itinerarin tonë kalendarik, nëse flasim për misrin, mendoj si kulturë kryesore përfaqësuese pranverore, përkon diku me dekadën e dytë dhe të tretë të muajit prill.

Flas gjithmonë për mbiljen në afat optimal agroteknik, por që kësaj i paraprin parapërgatitjet e tokës për mbilje që koincidon me këtë çka u potencua paraprakisht nga pasqyra juaj hyrëse.

 

Është e vërtetë se pas konfliktit që ndodhi tash, po themi nesër një muaj çmimet e karburanteve janë pothuajse të dyfishuara.

Di që në Shqipëri sot një litër naftë është mbi 2 euro, ndërsa në Kosovë sot ishte diku, varësisht nga pikat e derivateve të naftës, ose pompat e benzinës, siç i quajmë ne, prej 1.74 deri 1.78.

Domethënë, aty pari sillet, por ajo çka është shqetësuese, ajo çka është brengosëse, ajo çka është demotivuese, dekurajuese për fermerët, është se ata nuk kanë një dozë sigurie se nesër ose pasnesër do të kenë një çmim më të ulët, pavarësisht shumë prononcimeve të shoqatave të cilat më tepër janë megalomane sepse nuk kanë ndonjë mekanizëm ekzekutiv që të veprojnë. 

Pa medyshje, kjo do të shtojë koston e prodhimit për të gjithë produktet në sektorin e bujqësisë, sepse prodhimi primar, përkatësisht pjesa çka e mbulojmë ne, nëse nuk finalizohet deri në produktet finale në një gamë të teknologjisë ushqimore, atëherë ne nuk e kemi dhënë provimin, në një farë forme.

Por që nuk ka një ide se si do të përfundojë kjo, dhe deri sot nuk shoh një iniciativë konkrete, korrekte, qeveritare, përkatësisht të dikasterit përkatës, që të ndërhyjë diçka, të paktën për fermerët vendorë.

 

 

 

Sepse jemi prej vendeve të rralla, qoftë ne, qoftë ju, që nafta,  blihet me çmim të njëjtë sikur për makinën luksoze, sikur për traktorin ose, nëse kemi të bëjmë më vonë me korrje-vjelje, kombajnë e të tjera e të tjera, që nuk ka shumë logjikë.

Dhe të paktën, mendoj, se shteti duhet të mendojë seriozisht, po flas për bujqësi, sepse ndoshta është e pamundur edhe për kerre të luksit, të ulë akcizën dhe TVSH-në, të paktën për fermerët, për prodhimtari vendore, në mënyrë që mos të mvarremi shumë nga importi.

Nëse se ke lexuar raportin e vitit të kaluar, ne kemi pasur diku import, flas gjithmonë me letra, të prodhimeve bujqësore, përfshirë duhanin, vajin, që ne i kategorizojmë në grupin e prodhimeve bujqësore, mbi 1 miliard euro.

Nuk justifikohet. Ne do të blenim diçka që nuk përkon me kushtet tona agro-ekologjike, por të kemi import të madh të grurit, misrit, qumështit, mishit, produkteve domethënë që janë bazë jetike e tryezës të çdo konsumatori, kjo është e pajustifikueshme.

Dhe emëruesi i përbashkët në sektorin e agronomisë duhet të fokusohet tek shërbimet këshillimore, tek fermerët, qofshin prodhues, qofshin përpunues, dhe dikasteri përkatës, që të kemi një emërues të përbashkët në mënyrë që atë ta avancojmë sa më shumë dhe sa më tepër dhe të mvarremi sa më pak nga importi, i cili është marramendës për këtë numër të vogël të popullatës që kemi dhe i cili për prodhimet që përkojnë me kushtet tona klimatike dhe tokësore nuk justifikohet”, u shpreh Rusinovci.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

 

Irani, pasojat në bujqësi/ Reka: Çmimet në stratosferë, blegtoria shqiptare në prag të kolapsit të plotë

Sektori i blegtorisë në Shqipëri po përballet me një krizë të paprecedentë, duke u gjendur në prag të mbijetesës për shkak të rritjes së shfrenuar të kostove të prodhimit.

Ndërsa vështirësitë kanë qenë të pranishme edhe më herët, situata aktuale e ka goditur këtë sektor më thellë se çdo tjetër, duke e vendosur në një pozitë tejet të pafavorshme.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News”, ishte Indrit Reka, nga shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit”.

“Për panoramë, është e drejtë ajo që thatë që blegtoria është në vështirësi para se me ndodh, po të themi, ndryshimet ose problematikat e bursës, naftës e këtyre. Por veçanërisht në këtë kohë, është pjesa ose sektori që goditet më thellësisht. Pse?

Nafta është mjet pune. Soja, elbi, misri, dapi, urea, janë produkte që janë të nevojshme për ushqimin e kafshëve për t’u përkthyer në prodhim qumështi.

Të gjithë këto rritje që janë të konsiderueshme, bëhet fjalë vetëm sikur naftën të shohim, nga 160 që ka qenë para, ka shkuar 210.

E gjithë kjo kosto i shkon blegtorit. Ndryshe nga sektorët e tjerë të bujqësisë, patjetër që kanë vështirësi e nuk po thjesht duhet ta vë më shumë pa vështirësinë ekstra që ka blegtoria.

 

Ndryshe nga sektorët e tjerë që prodhimin mund ta nxjerrin në treg, prodhimi i qumështit kalon në në procese përpunimi e të tjera e të tjera, që të dalin në produktin fundor.

Dhe kjo do të thotë që kur vjen puna për të nxjerrë çmimin, është më e vështirë për t’u negociuar çmimi që do mbarti këtë kosto në përkthimin e produktit final, qumësht.

Domethënë, është kostoja primare që është e vështirë, dhe është edhe negocimi për transferimin e kësaj kostos në një çmim, pasi do negociojmë me një palë të tretë, që janë në rastin përpunuesit.

E gjithë kjo vështirësi mbulohet sot që flasim, ekskluzivisht nga fermeri, nga blegtori. Domethënë gjithë kjo, po themi, problematikë me naftën e të tjera e të tjera, gjithë kjo sot që flasim, mbulohet nga blegtori.

Pa futur kostot e operimit që janë sëmundja e kafshëve, e të tjera e të tjera, problematikat e ndryshme që, përtej problemeve që janë, nuk janë në situatë të favorshme, janë në situatë të rëndë, shtohet dhe kjo ekstra që prapë edhe kjo mbulohet nga kjo shtresë. Nuk transferohet kjo kosto një pale të tretë, në produkt, po themi, dikujt tjetër.

Mbulohet veçanërisht nga blegtori. Dhe kjo e bën në një, e vendos blegtorinë në një situatë, qofshim ekstreme, nuk e di çfarë fjale tjetër mund t’i shtoj”, u shpreh Reka.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

 

Çmimet e ushqimeve po dalin jashtë kontrollit, Meta zbulon ngërçin e madh që po ‘vr*t’ bujqësinë

Bujqësia shqiptare po përballet me një krizë të shumëfishtë, e cila kërcënon jo vetëm mbijetesën e fermerëve, por edhe xhepat e konsumatorëve.

Një kombinim faktorësh, nga fatkeqësitë natyrore dhe rritja stratosferike e kostove, te spekulimet e tregut dhe një skemë problematike e TVSH-së, ka krijuar një situatë alarmante.

I ftuar në emisionin “Alert”, në “Drejt”, ishte Armelin Meta, nga sindikata “Fermerët e Bashkuar”, i cili tha se prodhimi bujqësor këtë vit ka marrë një goditje të rëndë.

Përmbytjet e përsëritura dhe ngricat kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke bërë që eksportet të parashikohen 20-30% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht vështirësive, lajmi i mirë është se produktet shqiptare mbeten të sigurta, pasi nuk është regjistruar asnjë alert në sistemin europian të sigurisë ushqimore (RASFF).

“Nëse vazhdojnë të rriten çmimet duhet të vazhduar të rritur mbështetja. Ne nuk kemi mbështetje direkte te fermeri në situatën që ndodhemi.

Pastaj bujqësia vjen pas një përmbytje, domethënë dy përmbytjesh, pati ngrica, shumë dëme.

Edhe vazhdon, është rritur kosto ku sot prodhimi mund të jetë, domethënë eksportet e bujqësisë sot duhet të jenë diku te 20-30% më pak nga viti i kaluar, në të njëjtën periudhë.

 

Nuk ka pasur probleme sepse fermerët tanë kanë vazhduar me, për mos të thënë bujqësinë organike, por konvencionale.

Jemi gati në çmimet e 2022-shit. Kemi shkuar në, në 30-40% më shumë se sa para një muaji. 

Në tregun tonë kur shiten domatet, perimet që vijnë nga importi janë gjithmonë më të shtrenjtat, se është krijuar ideja e cilësisë.

Por çmimi i domates nuk është keq si çmim.

Kjo ka ndodhur për shkak, për shkak të përmbytjeve, sepse shumica e domateve janë përmbytur këtë vit.

U përmbytën dy herë, domethënë u mbollën dy herë si herët dhe dy herë u përmbytën.

Domethënë kjo është hera e tretë që vazhdohet. Çmimet unë nuk i shikoj shumë në rritje se mbas prodhimit që është tani nuk janë shumë. 

Shumë kosto e madhe. Janë rritur edhe PMB-të, se normalisht kur rritet nafta, rritet transporti, rriten çmimet.

Edhe një abuzim edhe mund të ketë, por ne kemi një ngërç shumë të madh, të paktën te Ministria e Financave, ne mund të jemi i vetmi vend në botë që TVSH-në e bujqësisë e kemi zero në blerje, 20 në shitje.

Domethënë zero në blerje te fermeri, 20 në shitje te konsumatori. Automatikisht rritet 20%. Nëse ne marrim 1 kg domate sot 200 lekë të reja tek fermeri në Lushnje, duhen shtuar kostot e transportit, fitimi i mundshëm, por vetëm TVSH-ja shkon 40 lekë. Katër lekë të reja, 40 lekë të reja.

Domethënë vetëm kostoja e TVSH-së. Ne, fermeri jonë i blen të gjitha produktet me TVSH, inputet bujqësore, në fund kur e shet te tregtari e shet me TVSH zero. Domethënë TVSH-ja e tij bllokohet në fermë. Që duhet të shkojë te konsumatori. Mendoj se mund të jemi i vetmi shtet në botë që e kemi këtë. Ka folur edhe disa deputetë, i kam dëgjuar, edhe akoma nuk është, nuk e ka vënë njeri ujë në zjarr. Një tjetër problematikë ka edhe blegtoria”, u shpreh Meta.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F