Menu

ekspert

L*fta në Ukrainë po 'djeg' xhepat e kosovarëve/ Selimi: Çmimet e ushqimeve dhe karburanteve drejt rekordeve të reja

Konflikti në Ukrainë ka filluar të japë ndikimet e para të drejtpërdrejta në ekonominë e Kosovës, duke shkaktuar një valë rritjesh çmimesh që prekin sektorë kyçë si karburantet dhe bujqësia.

Kjo situatë, e kombinuar me problematika të brendshme, rrezikon të rëndojë ndjeshëm koston e jetesës për qytetarët.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Alert”, ishte eksperti dhe menaxheri i Fondacionit “Agrodev” në Kosovë, Fatmir Selimi.

 

“Unë mendoj që lufta që po ndodh tani më së shumti, ka ndikuar në çmimet e karburanteve, edhe këtë periudhë në mbjellje pranverore do të ndikojë mjaftueshëm që çmimet edhe kostoja e prodhimit të produkteve të ndryshme bujqësore të rritet.

Po njëkohësisht edhe besoj se transporti apo logjistika e transportimit si të plehrave minerale, farërave, edhe produkteve të gatshme, do të ndikojë që çmimet në Kosovë të rriten.

 

Kjo është vërejtur vetëm edhe prej fillimit të luftës në Ukrainë dhe në Rusi, sepse kjo ka pasur ndikim të mjaft të madh, se Ukraina dhe Rusia janë ndër dy prej eksportuesve më të mëdhenj të drithërave edhe të këtyre bimëve që janë vajore.

Kështu që është vërejtur vetëm se një rritje e çmimeve gjatë këtyre dy viteve, si të produkteve, edhe të punës.

Po mendoj që ndoshta pika kyçe që po ndikon nganjëherë edhe në rritjen është edhe çështja e punëtorëve apo njerëzve të cilët punojnë në bujqësi, sepse në pamundësi të angazhimit të fuqisë punëtore, atëherë rritja e çmimit të karburanteve do të ndikojë direkt në përdorimin e teknologjive apo mekanizimit bujqësor, i cili ndikon ndjeshëm në çmimet si në Kosovë, si në Shqipëri.

Edhe besoj që prapë do të ketë një ndikim dhe çmimet edhe sivjet do të jenë mjaft të larta.

Mirëpo brenga jonë kryesore është që përveç këtyre që po ndodhin domethënë rritjes së çmimeve të këtyre produkteve të cilat po ndikohen nga lufta në Iran, do të jetë edhe ndikimi i çmimit të fuqisë punëtore, e cila si në Kosovë, besoj edhe në Shqipëri, po ndihet goxha si goxha e madhe”, u shpreh Selimi.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

Çmimet marramendëse të naftës po i fundosin fermerët/ Rusinovci: Rritet kostoja e prodhimit, rrezikohen mbjelljet pranverore

Në kohën kur fermerët në mbarë vendin kanë nisur përgatitjet për mbjelljet pranverore, veçanërisht të misrit, ata po përballen me një sfidë të madhe që rrezikon të gjithë sezonin: koston stratosferike të karburanteve.

Rritja e çmimeve, e cila ka prekur nivele rekord, po shërben si një faktor demotivues dhe dekurajues për prodhuesit vendorë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert”, për të folur më tepër për këtë temë, ishte pedagogu i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë, Imer Rusinovci.

“Ndodhemi në fund të marsit, periudhë kjo që përkon, përveç disa prodhimtarive intensive, me fokus të veçantë në rrafshin e Dukagjinit, janë parapërgatitjet për mbillet pranverore, duke u fokusuar në sipërfaqet më të mëdha kultivuese pas grurit që është misri, dhe kultura të tjera që për itinerarin tonë kalendarik, nëse flasim për misrin, mendoj si kulturë kryesore përfaqësuese pranverore, përkon diku me dekadën e dytë dhe të tretë të muajit prill.

Flas gjithmonë për mbiljen në afat optimal agroteknik, por që kësaj i paraprin parapërgatitjet e tokës për mbilje që koincidon me këtë çka u potencua paraprakisht nga pasqyra juaj hyrëse.

 

Është e vërtetë se pas konfliktit që ndodhi tash, po themi nesër një muaj çmimet e karburanteve janë pothuajse të dyfishuara.

Di që në Shqipëri sot një litër naftë është mbi 2 euro, ndërsa në Kosovë sot ishte diku, varësisht nga pikat e derivateve të naftës, ose pompat e benzinës, siç i quajmë ne, prej 1.74 deri 1.78.

Domethënë, aty pari sillet, por ajo çka është shqetësuese, ajo çka është brengosëse, ajo çka është demotivuese, dekurajuese për fermerët, është se ata nuk kanë një dozë sigurie se nesër ose pasnesër do të kenë një çmim më të ulët, pavarësisht shumë prononcimeve të shoqatave të cilat më tepër janë megalomane sepse nuk kanë ndonjë mekanizëm ekzekutiv që të veprojnë. 

Pa medyshje, kjo do të shtojë koston e prodhimit për të gjithë produktet në sektorin e bujqësisë, sepse prodhimi primar, përkatësisht pjesa çka e mbulojmë ne, nëse nuk finalizohet deri në produktet finale në një gamë të teknologjisë ushqimore, atëherë ne nuk e kemi dhënë provimin, në një farë forme.

Por që nuk ka një ide se si do të përfundojë kjo, dhe deri sot nuk shoh një iniciativë konkrete, korrekte, qeveritare, përkatësisht të dikasterit përkatës, që të ndërhyjë diçka, të paktën për fermerët vendorë.

 

 

 

Sepse jemi prej vendeve të rralla, qoftë ne, qoftë ju, që nafta,  blihet me çmim të njëjtë sikur për makinën luksoze, sikur për traktorin ose, nëse kemi të bëjmë më vonë me korrje-vjelje, kombajnë e të tjera e të tjera, që nuk ka shumë logjikë.

Dhe të paktën, mendoj, se shteti duhet të mendojë seriozisht, po flas për bujqësi, sepse ndoshta është e pamundur edhe për kerre të luksit, të ulë akcizën dhe TVSH-në, të paktën për fermerët, për prodhimtari vendore, në mënyrë që mos të mvarremi shumë nga importi.

Nëse se ke lexuar raportin e vitit të kaluar, ne kemi pasur diku import, flas gjithmonë me letra, të prodhimeve bujqësore, përfshirë duhanin, vajin, që ne i kategorizojmë në grupin e prodhimeve bujqësore, mbi 1 miliard euro.

Nuk justifikohet. Ne do të blenim diçka që nuk përkon me kushtet tona agro-ekologjike, por të kemi import të madh të grurit, misrit, qumështit, mishit, produkteve domethënë që janë bazë jetike e tryezës të çdo konsumatori, kjo është e pajustifikueshme.

Dhe emëruesi i përbashkët në sektorin e agronomisë duhet të fokusohet tek shërbimet këshillimore, tek fermerët, qofshin prodhues, qofshin përpunues, dhe dikasteri përkatës, që të kemi një emërues të përbashkët në mënyrë që atë ta avancojmë sa më shumë dhe sa më tepër dhe të mvarremi sa më pak nga importi, i cili është marramendës për këtë numër të vogël të popullatës që kemi dhe i cili për prodhimet që përkojnë me kushtet tona klimatike dhe tokësore nuk justifikohet”, u shpreh Rusinovci.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

 

Irani, pasojat në bujqësi/ Reka: Çmimet në stratosferë, blegtoria shqiptare në prag të kolapsit të plotë

Sektori i blegtorisë në Shqipëri po përballet me një krizë të paprecedentë, duke u gjendur në prag të mbijetesës për shkak të rritjes së shfrenuar të kostove të prodhimit.

Ndërsa vështirësitë kanë qenë të pranishme edhe më herët, situata aktuale e ka goditur këtë sektor më thellë se çdo tjetër, duke e vendosur në një pozitë tejet të pafavorshme.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News”, ishte Indrit Reka, nga shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit”.

“Për panoramë, është e drejtë ajo që thatë që blegtoria është në vështirësi para se me ndodh, po të themi, ndryshimet ose problematikat e bursës, naftës e këtyre. Por veçanërisht në këtë kohë, është pjesa ose sektori që goditet më thellësisht. Pse?

Nafta është mjet pune. Soja, elbi, misri, dapi, urea, janë produkte që janë të nevojshme për ushqimin e kafshëve për t’u përkthyer në prodhim qumështi.

Të gjithë këto rritje që janë të konsiderueshme, bëhet fjalë vetëm sikur naftën të shohim, nga 160 që ka qenë para, ka shkuar 210.

E gjithë kjo kosto i shkon blegtorit. Ndryshe nga sektorët e tjerë të bujqësisë, patjetër që kanë vështirësi e nuk po thjesht duhet ta vë më shumë pa vështirësinë ekstra që ka blegtoria.

 

Ndryshe nga sektorët e tjerë që prodhimin mund ta nxjerrin në treg, prodhimi i qumështit kalon në në procese përpunimi e të tjera e të tjera, që të dalin në produktin fundor.

Dhe kjo do të thotë që kur vjen puna për të nxjerrë çmimin, është më e vështirë për t’u negociuar çmimi që do mbarti këtë kosto në përkthimin e produktit final, qumësht.

Domethënë, është kostoja primare që është e vështirë, dhe është edhe negocimi për transferimin e kësaj kostos në një çmim, pasi do negociojmë me një palë të tretë, që janë në rastin përpunuesit.

E gjithë kjo vështirësi mbulohet sot që flasim, ekskluzivisht nga fermeri, nga blegtori. Domethënë gjithë kjo, po themi, problematikë me naftën e të tjera e të tjera, gjithë kjo sot që flasim, mbulohet nga blegtori.

Pa futur kostot e operimit që janë sëmundja e kafshëve, e të tjera e të tjera, problematikat e ndryshme që, përtej problemeve që janë, nuk janë në situatë të favorshme, janë në situatë të rëndë, shtohet dhe kjo ekstra që prapë edhe kjo mbulohet nga kjo shtresë. Nuk transferohet kjo kosto një pale të tretë, në produkt, po themi, dikujt tjetër.

Mbulohet veçanërisht nga blegtori. Dhe kjo e bën në një, e vendos blegtorinë në një situatë, qofshim ekstreme, nuk e di çfarë fjale tjetër mund t’i shtoj”, u shpreh Reka.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

 

Çmimet e ushqimeve po dalin jashtë kontrollit, Meta zbulon ngërçin e madh që po ‘vr*t’ bujqësinë

Bujqësia shqiptare po përballet me një krizë të shumëfishtë, e cila kërcënon jo vetëm mbijetesën e fermerëve, por edhe xhepat e konsumatorëve.

Një kombinim faktorësh, nga fatkeqësitë natyrore dhe rritja stratosferike e kostove, te spekulimet e tregut dhe një skemë problematike e TVSH-së, ka krijuar një situatë alarmante.

I ftuar në emisionin “Alert”, në “Drejt”, ishte Armelin Meta, nga sindikata “Fermerët e Bashkuar”, i cili tha se prodhimi bujqësor këtë vit ka marrë një goditje të rëndë.

Përmbytjet e përsëritura dhe ngricat kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke bërë që eksportet të parashikohen 20-30% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht vështirësive, lajmi i mirë është se produktet shqiptare mbeten të sigurta, pasi nuk është regjistruar asnjë alert në sistemin europian të sigurisë ushqimore (RASFF).

“Nëse vazhdojnë të rriten çmimet duhet të vazhduar të rritur mbështetja. Ne nuk kemi mbështetje direkte te fermeri në situatën që ndodhemi.

Pastaj bujqësia vjen pas një përmbytje, domethënë dy përmbytjesh, pati ngrica, shumë dëme.

Edhe vazhdon, është rritur kosto ku sot prodhimi mund të jetë, domethënë eksportet e bujqësisë sot duhet të jenë diku te 20-30% më pak nga viti i kaluar, në të njëjtën periudhë.

 

Nuk ka pasur probleme sepse fermerët tanë kanë vazhduar me, për mos të thënë bujqësinë organike, por konvencionale.

Jemi gati në çmimet e 2022-shit. Kemi shkuar në, në 30-40% më shumë se sa para një muaji. 

Në tregun tonë kur shiten domatet, perimet që vijnë nga importi janë gjithmonë më të shtrenjtat, se është krijuar ideja e cilësisë.

Por çmimi i domates nuk është keq si çmim.

Kjo ka ndodhur për shkak, për shkak të përmbytjeve, sepse shumica e domateve janë përmbytur këtë vit.

U përmbytën dy herë, domethënë u mbollën dy herë si herët dhe dy herë u përmbytën.

Domethënë kjo është hera e tretë që vazhdohet. Çmimet unë nuk i shikoj shumë në rritje se mbas prodhimit që është tani nuk janë shumë. 

Shumë kosto e madhe. Janë rritur edhe PMB-të, se normalisht kur rritet nafta, rritet transporti, rriten çmimet.

Edhe një abuzim edhe mund të ketë, por ne kemi një ngërç shumë të madh, të paktën te Ministria e Financave, ne mund të jemi i vetmi vend në botë që TVSH-në e bujqësisë e kemi zero në blerje, 20 në shitje.

Domethënë zero në blerje te fermeri, 20 në shitje te konsumatori. Automatikisht rritet 20%. Nëse ne marrim 1 kg domate sot 200 lekë të reja tek fermeri në Lushnje, duhen shtuar kostot e transportit, fitimi i mundshëm, por vetëm TVSH-ja shkon 40 lekë. Katër lekë të reja, 40 lekë të reja.

Domethënë vetëm kostoja e TVSH-së. Ne, fermeri jonë i blen të gjitha produktet me TVSH, inputet bujqësore, në fund kur e shet te tregtari e shet me TVSH zero. Domethënë TVSH-ja e tij bllokohet në fermë. Që duhet të shkojë te konsumatori. Mendoj se mund të jemi i vetmi shtet në botë që e kemi këtë. Ka folur edhe disa deputetë, i kam dëgjuar, edhe akoma nuk është, nuk e ka vënë njeri ujë në zjarr. Një tjetër problematikë ka edhe blegtoria”, u shpreh Meta.

Emisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=-tHXvEUcW70&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F

Ylli: Sindikatat nuk mundet t’i kërkojnë thjesht një lëmoshë, por duhet të imponohen! Kanë një mungesë besimi

Ditën e djeshme u kremtua 1 maji, ajo që njihet edhe si Dita e Punëtorëve, por edhe pak ditë më parë më 28 Prill u shënua “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, e në veçanti “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar me vdekje ose jo”, e organizuar në të gjithë botën nga lëvizja sindikaliste që nga viti 1996.

Por si e gjetën punëtorin shqiptar këto dy data?

Kjo ishte tema e diskutimit të kësaj të premteje në emisionin “Alert” në Ora News”, ku i ftuar nga moderatori Granit Sokolaj ishte Dritan Ylli, Ekspert Punësimi dhe ish-Kryeinspektor i ISHPSHSH.

“Sindikatat nuk mundet t’i kërkojnë thjesht një lëmoshë institucioneve për të krijuar apo për të ngritur kontrata kolektive.

Por ato duhet të imponohen, duhet të jenë zë dhe në këtë mënyrë krijojnë dhe një nivel besimi dhe përfaqësimi.

Sepse ka një mungesë besimi dhe një distancë shumë të madhe mes punëmarrësit dhe përfaqësimit sindikal.

Ky është një problem shumë i madh, pasi sindikatat duhej të ishin zëri kryesor i mbrojtjes i punëmarrësve.

Në raportin e ISHPSHSH ka një rritje të madhe të ankesave në këtë institucion nga punëmarrësit dhe realisht është mjaft shpresëdhënës që ka arritur një rritje e ndërgjegjësimit, por pyetja është se sa prej këtyre ankesave vijnë nga sindikatat? Pasi edhe në atë kohë ne e kërkonim sindikatën si partner, por nuk e kishim”, u shpreh ndër të tjera Dritan Ylli.

Pasi shumë që vijnë ankesat prej punëmarrësve, pasi ne këtë kemi synuar prej kohësh.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”https://www.youtube.com/watch?v=E253UxUn5UM

 

Qosja: Ka nevojë për një ndërgjegjësim më të madh për benefitet që ofrojnë lëvizjet sindikaliste

Ditën e djeshme u kremtua 1 maji, ajo që njihet edhe si Dita e Punëtorëve, por edhe pak ditë më parë më 28 Prill u shënua “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, e në veçanti “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar me vdekje ose jo”, e organizuar në të gjithë botën nga lëvizja sindikaliste që nga viti 1996.

Por si e gjetën punëtorin shqiptar këto dy data?

Kjo ishte tema e diskutimit të kësaj të premteje në emisionin “Alert” në Ora News”, ku e ftuar nga moderatori Granit Sokolaj ishte Irida Qosja, Zv.Kryeinspektore e Përgjithshme në ISHPSHSH.

“Të gjithë po flasin këto ditë për sindikalizmin dhe kuptohen qartë efektet që ka një sindikalizëm i mirë dhe sipas ligjit.

Patjetër që ka nevojë për një ndërgjegjësim të madh për benefitet që ofrojnë lëvizjet sindikaliste, kështu që ndoshta mendoj se ka shumë punë për të bërë, por është një model që ka frytet e tij, por është një dinamikë që përfundon këtu, dhe këtë e vërejmë edhe ne si institucion”, u shpreh ndër të tjera Irida Qosja.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS” https://www.youtube.com/watch?v=E253UxUn5UM

Muçaj: Ka rënë pjesëmarrja e njerëzve në sindikata! Sindikatat shqiptare të paafta për të afruar punonjësit

Ditën e djeshme u kremtua 1 maji, ajo që njihet edhe si Dita e Punëtorëve, por edhe pak ditë më parë më 28 Prill u shënua “Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, e në veçanti “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të punëtorëve që janë aksidentuar me vdekje ose jo”, e organizuar në të gjithë botën nga lëvizja sindikaliste që nga viti 1996.

Por si e gjetën punëtorin shqiptar këto dy data? Kjo ishte tema e diskutimit të kësaj të premteje në emisionin “Alert” në Ora News”, ku i ftuar nga moderatori Granit Sokolaj ishte edhe Renato Muçaj, kryetar i Sindikatës së Postë-Telekomit Shqiptar.

“Të gjithë biem dakord që ka rënë pjesëmarrja e njerëzve në sindikata, ku një nga arsyet kryesore është se sindikatat nuk kanë gjetur hapësirën e duhur që t’i tregojnë këtyre punonjësve se çfarë mund të bëjnë për ta dhe se çfarë përfitimesh kanë.

Kjo mungon sot në komunikimin e sotëm sepse kjo kërkon edhe kapacitete njerëzore, ku nëse ti futesh në një ndërmarrje duhet të kesh përfaqësues të mirëpërgatitur.

Nga ana tjetër, sindikata është e paaftë ndoshta dhe për shkak të pagesës që ka që t’i paguajë këta përfaqësues.

Ndaj dhe ne nuk kemi arritur ndoshta që t’i tërheqim pranë vetes tonë. Kjo sigurisht që ka dhe pak lidhje historike, ku sindikatat arritën në kulmin e tyre derisa rrëzuan qeveri në vitet ’90-të, e pas kësaj ato nisën të zbehen duke u marrë me çështje dytësore, apo duke u bërë pronarë pronash publike.

Thelbi besoj është se ne nuk kemi arritur dot t’i tërheqim dhe t’i joshim punonjësit për benefitet që të sjell sindikata.

Ku sindikata jonë krijon kushtet për shpërblimet për vit të ri, apo të sigurimit të kushteve ku punonjësit të marrin dhe rritje rroge. Pra, kjo ka ardhur falë negociatave që ka bërë sindikata jonë.

Ajo që vërejmë është se më shumë sektori privat nuk e do shumë pjesën e sindikatave për shkak se punëdhënësit nuk i interesojnë shumë të drejtat e punonjësve dhe e shikon më shumë çështjen në rafshin e interesave të tij”, u shpreh ndër të tjera Renato Muçaj.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

https://www.youtube.com/watch?v=E253UxUn5UM

Eksperti për vdekjen e Evgjeni Baxhos: “Rituali bëhet online”; gazetarja: Po hetohet edhe një rast tjetër

Ekspert i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se vdekja e mistershme e të resë Evgjeni Baxho, së cilës iu gjetën në trup edhe disa shenja ka lidhje me një sekt.

Po ashtu Karamuça tha se këta persona që ftohen të bëhen pjesë e këtij rituali mund të joshen edhe me një kurs anglishtjeje, deri sa vjen një moment që i bëhet shpëlarje ideologjike.

Karamuço: Tre ngjarje me katër viktima brenda viti i marr të lidhura brenda tyre. Ai më tha se policia nuk vepron dot e vetme. Ne jemi në një situatë ku policia pa një konstelacion aktual mes pedagogëve me gazetarët dhe priftërinjtë e specializuar në rituale okulte ne nuk do ia dalim dot t’i shmangim këto ngjarje.

Nga ato shenja që viktima ka më rezulton se janë pjesë e një rituali sakrifice. Mua më rezulton se është një ritual që mund të bëhet online, personat nuk janë koshientë, por janë në gjendje transi dhe kur vijnë në ndërgjegje ai kupton se është në një gjendje të rënduar mendore.

Sipas jush zoti Karamuça vajza ndiqte sekte okulte dhe fetare?

Karamuça: Në një manual që po lexoja mbrëmë dhe është i vitit 2016, janë të përcaktuara të gjitha rastet kur këta persona hyjnë, joshen, mund t’i ofrohet një kurs anglishteje, pastaj i bëhet një shpëlarje truri ideologjike dhe në këtë rast ata kërcënohen që t’i nënshtrohen këtyre ritualeve. Ne duhet të bëjmë një apel për të gjithë prindërit, të kenë kujdes me fëmijët e tyre të rinj si flasin, vishen, kurohen dhe më tej.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për rastin e të riut, të identifikuar si Gerti, i cili ndërroi jetë për shkak të refuzimit të ushqimit. Për këtë çështje po hetohet ende ndërsa nuk ka detaje konkrete në lidhje me vdekjen e tij.

Në emisionin “Open” në Top Channel, rrëfeu se dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me udhëtimin e të riut në Greqi, nga ku u kthye me dëshirën për të konsumuar vetëm produkte me natyrë bimore.

Teksa familjarët po përpiqeshin që të ndryshonin mënyrën e tij të jetesës, Gerti vendosi që të largohej nga shtëpia dhe pas disa ditësh u gjet i vdekur në një Bathore teksa ishte i ulur në formën e ritualit të lutjes.

Anila Hoxha: Bëhet fjalë për një 32 vjeçar, Gerti, i cili ndryshoi sjellje në mënyrë të beftë dhe filloi të izolohet e të ndryshojë menunë ushqimore duke kërkuar vetëm produkte me natyrë bimore dhe duke i kërkuar edhe familjes që të ushqehej në këtë mënyrë. Në këto momente, në familjen e tij hapet një konflikt, e dinin që djali po frekuentonte diçka ndryshe dhe më pas djali largohet nga shtëpia në gusht 2019 dhe në fund të muajit gjendet në ullishte në Bathore.

E gjetën në një formë të ulur në ritual lutjeje. Ai ka ndërruar jetë nga refuzimi i ushqimit dhe kjo përcaktohet në ekspertizë. Prokurorja e çështjes dyshon që ngjarja lidhet me Greqinë se i riu kishte qenë në Greqi dhe është kthyer me këtë ndryshim, me këtë indoktrinim me refuzim ushqimi.

Ka pasur një ping pong kjo dosje dhe çështja vijon të mbetet sekret me pakënaqësi të vazhdueshme nga familjarët që kërkojnë vazhdimisht të mësojnë diçka më shumë.

Ndërsa për rastin e Zhaneta dhe Anisa Jostifit (nënë e bijë) që u vetëflijuan me idenë se do të ringjallen së bashku me vajzën tjetër të pajetë që mbanin në shtëpi, cilësohen si vdekje të ndodhura për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se nuk e marrin parasysh se kush ka ndikuar në gjendjen e tyre duke shtuar se ka dëshmitarë që tregojnë se ato takonin njerëz të çuditshëm.

Anila Hoxha: Ka 2 kategori ngjarjesh që mbyllen lehtë, e para që konsiderohen për motive banale dhe mbyllet. Janë dhe histori të tilla që nuk shpjegohen dot dhe e cilësojnë si çështje për shkak të kushteve të rënduara të viktimave. Por nuk merret asnjëherë parasysh se kush i ka ndikuar. Nuk shkruanin letra anonime, por ishin me mikrofon dhe thonin njerëz të çuditshëm i takonin këto gra.

Gazetarja Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, të vdekjes së 23-vjeçares nga Delvina, Evgjeni Baxho.

Hoxha thotë se mjekët nuk kanë dalë ende në një përfundim, por që shumë shoejt do të dalin në përfundimin se ajo vdiq nga tromboza. Siç tha dhe gazetari Elton Qyno, infeksioni në dhëmballë jep temperaturë dhe kjo gjë mund të shkaktojë trombozë.

Anila Hoxha deklaroi në “Open” se në shtëpinë e saj, përveç simboleve në trup, u gjetën simbole në letra dhe gjithashtu objekte simbolike të çuditshme dhe të panjohura.

Anila Hoxha: Mjekët ligjorë ende nuk kanë dalë në një përfundim, por do të përcaktohet vdekje nga tromboza. Po priten dhe disa përgjigje bazuar në ekspertiza nga mjekësia ligjore. Janë marrë telefoni dhe lap topi. Këto do të hedhin dritë mbi komunikimet që ka patur. Agjentët e krimeve kanë marrë deklarata dhe nga një 28-vjeçar që ajo punonte në një kompani telefonike. Mendohet se është personi i fundit që e takoi dhe ka treguar se kishte 10 ditë që mungonte në punë dhe e kishte marrë në telefon. Ai i kishte kërkuar për kafe dhe ai tha se kishte zgjatur 15 minuta dhe vajza rrëmbimthi u çua nga tavolina dhe u largua. Ditët e fundit është mbyllur dhe rrjeti social facebook, nga të afërmit mendohet. Është marrë dëshmia e një mjeku sepse i janë gjetur disa ilaçe në shtëpi. Përveç simboleve që ajo kishte në trup kishte dhe simbole në letra, kishte dhe objekte simbolike. Ekspertët tanë e kanë të pamundur të përcaktojnë se çfarë do të thonë ato simbole. Nuk kanë komunikuar me ekspertë të huaj.

Elton Qyno: Infeksioni në dhëmballë dhe bajame jep temperaturë të lartë dhe ndaj ka pësuar trombozë. Ndaj ajo ka hyrë në një ritual duke mos u ushqyer. Pyetja shtrohet se kush ia ka vizatuar në shpinë simbolin? Dyshohet se ajo ka qenë brenda në shtëpi me një person tjetër dhe se ky person ia ka vizatuar këto simbole. Çfarë kemi lexuar në internet, tregojnë fuqinë dhe sakrifikimin. Fuqinë e vetë personit që i vizaton.

/TCH/