E ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, drejtorja e programit SRD/GIZ, Sofjola Kotelli, foli për projektin e nisur prej dy vitesh që synon rijetëzimin e varieteteve autoktone shqiptare dhe përfshirjen e tyre në menutë e agroturizmit në vend.
“Ne projektin e kemi filluar para dy vitesh si një kërkesë të shoqatës së agroturizmit me të cilët ne bashkëpunojmë ngushtësisht.

Shoqata e agroturizmit me të cilën ne planifikuam gjithë punën që do të bënim në drejtimin e zhvillimit të agroturizmit në Shqipëri, një nga kërkesat kryesore kishte rijetzimin e varjeteteve autoktone dhe futjen e tyre në menutë e agroturizmit.
E kemi filluar nga përgatitjet e kërkesës, pra sesi ne mund të rizgjonim kërkesën për përdorimin e këtyre varjeteteve autoktone që janë prej vitesh të ruajtura në bankën gjenetike shqiptare.
Duke qenë të ruajtura pa i kërkuar askush, ato mbeten thjesht në një ekzpozitë”, u shpreh Kotelli.https://www.youtube.com/watch?v=9Kgx7LWyCyM&feature=youtu.be




” Banka Gjenetike që njihet gjerësisht si njësi kryesore e UBT-së, është njësia kryesore dhe institucioni kombëtar i cili kordinon të gjitha aktivitetet në fushën e ruajtjes së menaxhimit të resurseve gjenetike të bimeve. 
Misioni dhe qëllimi i Bankës Gjenetike është që të promovojë konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të këtyre resurseve gjenetike të bimëve , gjithmonë në bashkëpunim me të gjithë aktorët që merren me resurset gjenetike”,
” Certifikimi i farave i varieteteve autoktone kryhet nëpërmjet testimit, kryhet nën mbikqyrjen e entit shtetëror të farave dhe fidaneve, shikohet fuqia mbirëse e këtyre farave, shikohet pastërtia varietore gjithashtu dhe shëndeti fitosanitar që shoqërohet me certifikatë fitosanitare përpara certifikimit zyrtar që bëhet nga enti shtetëror i farave dhe fidanëve, i cili jepet nga autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
Certifikimi i cilësisë së farave bëhet sipas skemave të OECD-së, ku Shqipëria është anëtare. Bëhet sipas legjislacionit europian të cilën e kemi të harmonizuar në legjislacionin tonë shqiptar.
” Unë jam fermer mbi të gjitha por kam vite që kam filluar duke koleksionuar një pjesë të vogël të disa perimeve dhe kultivarëve të hardhisë.