Menu

Moderatori i Emisionit: Granit Sokolaj / Apel për Bashkëpunim në Kontrollin dhe Tërheqjen e Produkteve të Rrezikshme nga Tregu

Apel për Bashkëpunim në Kontrollin dhe Tërheqjen e Produkteve të Rrezikshme nga Tregu

Duke pasur parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Komisionit Europian për të identifikuar dhe hequr produktet që paraqesin rrezik për konsumatorët, ju bëjmë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me doganat dhe autoritetet përkatëse, për të siguruar që asnjë produkt i pasigurt që mund të dëmtojë shëndetin e qytetarëve tanë të mos hyjë në treg.

Komisioni Europian çdo javë publikon listën e produkteve të rrezikshme për konsumatorët, përfshirë lodrat, kozmetikat, dhe pajisje të tjera që mund të përmbajnë substanca të dëmshme. Këto produkte, që përdoren shpesh në jetën e përditshme, duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve doganore dhe organeve të sigurisë, mund të garantojmë që vetëm produkte që përmbushin standardet e sigurisë europiane të jenë në dispozicion për konsumatorët tanë.

Related Posts