Menu

zjarr

Zjarri në Gjirokastër rrezikoi të shpërthente tre predha luftarake, ndërhynë zjarrfikësit

Një zjarri i madh ka rënë në një parcelë kullote në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.

Policia ka vaditur predhat dhe municionet të cilat mund të shkaktonin tragjedi nëse do shpërthenin pasi ndodheshin afër zonës së banuar. Predhat dhe municionet kanë qenë të vendosura aty prej 1997 sqarojnë specialistet e Policisë Kriminale.

VIDEO/ Zjarr në një lokal në Zvërnec, pushuesit largohen nga paniku

Një lokal është përfshirë nga flakët në Zvërnec të Vlorës. Pushtuesit janë larguar nga paniku kurse vetë pronarët e subjektit kanë neutralizuar zjarrin me rrjete rrethanore si kova apo zorrë me ujë.

Ndërkohë zjarri i rënë në lokal ka bërë që ambienti përreth të mbulohet nga tymi.

/News24/

(Video) Digjet makina brenda një garazhi në Fier, evakuohen banorët e pallatit

Një makinë ka marrë flakë në një garazh në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘1 Maj’. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen dy automjete të shërbimit të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e flakëve e nese zjarri ka qene aksidental apo jo. I gjithë parkimi është përfshirë nga tymi. Po evakuohen banore te kateve të para të pallatit. Mësohet se kane marre flake edhe disa goma që ndodhen brenda parkimit. /News 24/

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit. Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.