Një makinë ka marrë flakë në një garazh në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘1 Maj’. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen dy automjete të shërbimit të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk dihen motivet e flakëve e nese zjarri ka qene aksidental apo jo. I gjithë parkimi është përfshirë nga tymi. Po evakuohen banore te kateve të para të pallatit. Mësohet se kane marre flake edhe disa goma që ndodhen brenda parkimit. /News 24/
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.
Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit. Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

