Menu

Ulja e TVSH-së, Ibrahimaj: E provuam vjet me biznesin e vogël, s’pati ulje çmimesh

Përjashtimet nga TVSH nuk sjellin uljen e çmimeve, deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ndërsa shtoi se u provua një vit më parë me biznesin e vogël por pa rezultat. Nga ana tjëtër deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku propozoi sot në Parlament amendamentin për ligjin e TVSH-së ku kërkon uljen e saj nga 20% në 6%, masë nga e cila do të përfitonin 659 mijë individë.

“Janë 3.2 miliardë lekë që shkojnë për mbështetjen e fermerëve. Përjashtimet nga TVSH-ja nuk janë përkthyer në uljen e çmimeve. Ne hoqëm TVSH-në për biznesin e vogël vjet ndërkohë çmimet nuk u ulën. Të gjitha furrat e bukës janë brenda kësaj kategorie, a ul çmimi i bukës? Jo. Ne kemi formuar bindjen se përjashtimi nga TVSH nuk arrijnë në benifite për qytetarët, por patjetër që duhen ndihmuar bizneset. Kompensimi i vlerës i 6% i TVSH nuk ka arritur te fermërët. Të reduktojnë përjashtime dhe të krijojmë të ardhura dhe të shkojnë te sektorët prioritare, siç po e bëjmë këtë. Përjashtimet në bujqësi nuk kanë dhënë efektin e duhur në uljen e çmimit. Për Imputet bujqësore prapë norma do të jetë e reduktuar, pasi është 10% dhe jo 20%”, tha Ibrahimaj.

“Të nderuar fermerë që keni protestuar me dinjitet, megjithëse sillni propozime kurrë nuk jeni dëgjuar. Unë jam këtu për të propozuar një amendament për TVSH-në. Unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shportës, PD gjykoi propozimin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%. PD kërkoi dy muaj më parë interpelancë. Ka një tendencë për rritje çmimesh edhe te produktet e tjera, jo vetëm të shportës. Masa për TVSH-në do të kishte ndikim te 659 mijë individë”, tha Tabaku. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts