Menu

Ushqimet pa gluten, si kanë ndryshuar në 9 vitet e fundit

Vitet e fundit ka patur një rritje të konsumatorëve që mendojnë se janë intolerantë ndaj glutenit ose besojnë se konsumimi i ushqimeve që janë pa gluten është zgjedhja më e mirë për shëndetin e tyre. Kjo, për shkak të lajmeve të rreme që qarkullojnë në rrjet dhe nga një modë që nuk ka asgjë shkencore. Rezultati është se përqindja e atyre që janë ose mendojnë se janë intolerantë sot vlerësohet në rreth 10% dhe kompanitë e kanë vënë re, duke zgjeruar në masë të madhe shumëllojshmërinë e ushqimeve pa gluten dhe gjithashtu duke bërë shkrime që sinjalizojnë mungesën e glutenit kudo, duke filluar nga ushqimet dhe pijet që nuk kanë pasur kurrë gluten dhe nuk është e qartë pse ata duhet ta bëjnë atë gjë. Por, cila është vlera ushqyese e ushqimeve pa gluten? Pothuajse dhjetë vjet më parë, kërkuesit nga grupi Gluten 3S, të cilët në atë kohë kishin kryer një sondazh të gjerë me rreth 200 produkte (duke përfshirë makaronat, produktet e bukës, ëmbëlsirat, pica, ushqimet për bebe), krahasuar një nga një me produkte të ngjashme me glutenin. Rezultati ishte se, të parët janë përfundimisht më keq se të dytët sepse përmbajnë më shumë sheqer, më shumë yndyrna të dëmshme për shëndetin, më shumë kripë, më pak fibra dhe më pak proteina. Për këtë arsye, dieta e një personi që i drejtohet kryesisht ushqimeve pa gluten është në rrezik të mosbalancimeve ushqyese dhe metabolike. Zgjerimi i fenomenit, megjithatë, ka sjellë edhe disa efekte pozitive, pasi kompanitë kanë filluar të përmirësojnë recetat, të ndërgjegjëshme për faktin se sot konsumatorët janë më të informuar dhe më kërkues dhe duan të dinë se çfarë hanë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts