Menu

Vendet afrikane nuk kanë qasje në vaksinën kundër kolerës

Agjencia e shëndetit publik e Afrikës njoftoi se vendet me shpërthime vdekjeprurëse të kolerës në kontinent nuk kanë qasje të menjëhershme në vaksina, në mes të një mungese globale të furnizimit.

Drejtori në detyrë i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Ahmed Ogwell, u tha gazetarëve të enjten se agjencia po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe aleancën e vaksinave GAVI për mënyrat për të marrë më shumë doza.

Ai tha gjithashtu se po punojnë me dy prodhues vendas për të shikuar mundësitë nëse objektet e tyre mund të ripërdoren për të prodhuar vaksina kundër kolerës.

OBSH dhe partnerët e saj rekomanduan në tetor që vendet të kalojnë përkohësisht në përdorimin e një doze të vetme të vaksinës së kolerës në vend të dy që nevojten, për shkak të mungesës së furnizimit pasi shpërthimet e sëmundjes që transmetohet nga uji po rriten globalisht.

Ata thanë se një dozë e vaksinës ka rezultuar efektive në ndalimin e shpërthimeve “edhe pse dëshmitë për kohëzgjatjen e saktë të mbrojtjes janë të kufizuara” dhe duket të jenë më të ulëta te fëmijët.

OBSH vuri në dukje se Haiti dhe Siria gjithashtu po përpiqen të përmbajnë shpërthime të mëdha të kolerës në vendet e tyre. OBSH dhe agjencitë partnere menaxhojnë një rezervë vaksinash kundër kolerës që shpërndahen falas në vendet që kanë nevojë për to.

Malavi në Afrikën Jugore, ka regjistruar 3,577 raste të reja duke përfshirë 111 vdekje në javën e kaluar, tha Ogwell.

Që nga fillimi i vitit 2023, janë regjistruar 27,300 raste të reja të kolerës duke përfshirë 687 vdekje në pesë vende afrikane, tha Ogwell.

OBSH ka thënë se ndryshimi i klimës mund t’i bëjë epidemitë e kolerës më të zakonshme, pasi bakteret që shkaktojnë sëmundjen mund të riprodhohen më shpejt në ujë të ngrohtë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts