Menu

Vera e kuqe iu mbron nga covid-19

Një studim i ri ka dalë në konkluzion që vera e kuqe mund të ndihmojë në parandalimin e coronavirusit. Njerëzit që pinë më shumë se 5 gota në javë kishin një rrezik 17 % më të ulët për t’u prekur nga virusi.

Ekspertët besojnë se kjo është për shkak të përmbajtjes së polifenolit, i cili mund të pengojë efektin e viruseve si gripi dhe infeksionet e lidhura me traktin respirator.

Pirësit e verës së bardhë që konsumojnë nga një deri në katër gota në javë kishin një rrezik tetë për qind më të ulët për t’u prekur nga virusi krahasuar me ata që nuk pinë.

Ata që pijnë birrën kishin një shans gati 28% më të lartë për t’u prekur nga Covid, pavarësisht se sa konsumonin.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts