Menu

Covid-19, Kosova shtrëngon masat

Prej kësaj të shtune, 22 janar Kosova nuk lejon hyrjen në kufi të qytetarëve që kanë bërë vetë dy doza të vaksinës. Në kufi do të lejohen vetëm personat që kanë bërë tre doza vaksine ose dy doza shoqëruar me një test PCR negativ, të kryer në 48 orët e fundit.

Kjo masë e re që ka hyrë në fuqi, ka shkaktuar dhjetra kthime në kufi, të personave që kërkonin të hynin në Kosovë, qoftë për punë, qoftë për vizita shëndetësore ose turistike. Qytetarët shprehen të revoltuar nga këto masa, ku theksojnë se një test PCR kushton të paktën 30 euro.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts