Menu

Vezë dhe bulmet që shitet pa asnjë standard, bllokim malli dhe gjobë supermarketit

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë kontrollit të ushtruar në një supermarket me iniciale “E.M.” në Tiranë, referuar një indicieje nga qytetarët ka konstatuar tregtim të ushqimit të pasigurt, si:
vezë, proshutë gjeli, gjalpë lope dhe djathë me afate të kaluara përdorimi, në mungesë gjurmueshërie dhe etiketimi.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi masë administrative gjobë në vlerën 450’000 lekë, si dhe bllokoi sasitë e produkteve vezë, proshutë gjeli, gjalpë lope dhe djathë, deri në asgjësimin e tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts