Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka raportuar tërheqjen paraprake nga prodhuesi, të një serie sallami të papërpunuar tradicional nën markën Agrisalumeria Luiset, për shkak të pranisë së mundshme të Salmonellës dhe Listerisë . Produkti i prekur shitet me shumicë, në copa me peshë afërsisht 400 gram dhe 700 gram, me numër loti 121222.
Si masë paraprake, kompania rekomandon që personat që e posedojnë të mos e konsumojnë sallamin e papërpunuar me numrin e treguar të lotit dhe ta kthejnë në pikën e shitjes ku është blerë. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al


