Menu

Dita Botërore e Hepatitit: pijet që ndihmojnë për pastrimin e mëlçisë

Çdo vit, më 28 korrik, është Dita Botërore e Hepatitit, një fushatë e nisur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, e cila prek qindra milionë njerëz në të gjithë botën. Sipas OBSH ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të virusit të hepatitit – A, B, C, D dhe E dhe puna e kësaj organizate tashmë po fokusohet për ta ndalur këtë infeksion sidomos te nënat dhe fëmijët e sapolindur.

Hepatiti viral është një infeksion që shkakton dëmtim të mëlçisë, i cili mund të sjellë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë dhe kancerin. Sipas ekspertëve ndërkombëtare të shëndetit, ka lloje të ndryshme mjekimesh për këtë infeksion, por mbi të gjitha duhet që trupi i njeriut të pushojë mjaftueshëm si dhe të marrë shumë lëngje.

Më poshtë do të prezantojmë disa pije që e pastrojnë organin e mëlçisë në mënyrë të natyrshme:

  1. Ujë i ngrohtë me limon – rekomandohet në orët e para të mëngjesit, dhe limoni njihet si një përbërës që pastron mëlçinë si dhe të gjithë trupin.2. Çaj jeshil – është bërë shumë i njohur vitet e fundit për shkak të përfitimeve të tij të shumta për shëndetin. Ai është i pajisur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në forcimin e imunitetit, rrisin metabolizmin dhe shërben edhe për të humbur peshë. Por kjo pije njihet edhe për aftësinë e saj për të luftuar problemet e organit të mëlçisë, sidomos shërben kundër dhjamosjes së saj.3. Kafeja – është një pije tjetër që iu ndihmon për pastrimin e mëlçisë në mënyrë të natyrshme. Ekspertë të ndryshëm të shëndetit, kanë vënë re që një filxhan kafe në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë. Një studim i botuar në vitin 2014, thekson që kafeja ndihmon për prodhimin e enzimës së mëlçisë, e cila e ndihmon organin nga sëmundje të ndryshme.

4. Lëngu i panxharit – është një nga pijet më të njohura për shëndetin e mëlçisë. I pasur me anti-oksidantë dhe flavonoide, kjo pije ndihmon për pastrimin e gjakut si dhe përmirësimin e funksionimit të mëlçisë. Për më tepër, bima e panxharit është e pasur dhe me fibra dietike, të cilat ndihmojnë për të mbështetur sistemin e tretjes.

5. Çaji i kamomilit – është një nga pijet më të mira për mëlçinë tuaj, dhe kjo pije tretet lehtë nga organizmi. Gjithashtu është e pasur me anti-oksidantë që ndihmojnë pastrimin e mëlçisë. Vetitë e saj qetësuese ndihmojnë që të relaksoheni dhe përmirësojnë cilësinë tuaj të gjumit dhe është një pije shumë e rekomanduar gjatë orëve të mbrëmjes.

Qendra Alert

alert.al

Related Posts