Ne mbajnë ushqime nga më të ndryshmet në ngrirje, për t’i gatuar më lehtë, por edhe që të mos prishen. Por a e keni menduar ndonjëherë sesa gjatë duhet të rrinë ushqimet në ngrirje, që të jenë akoma të shëndetshme.
Nëse jo, jua tregojmë ne më poshtë:
- Supa: 2-3 muaj
- Proshuta e papërgatitur: 1 muaj
- Bifteku i papjekur: 6-12 muaj
- Mishi i derrit i papjekur: 4-6 muaj
- Mishi i viçit: 4 muaj
- Pjesë pule e gatuar: 4 mua
- Pjesë pule e pagatuar: 9 muaj
- Pula ose gjeli: 12 muaj
- Peshku i gatuar: 4-6 muaj
- Karkaleca të gatuar: 3 muaj
- Akullorja: 2 muaj
- Djathi: 6 muaj
- Gjalpi: 6-9 muaj
- Perimet: 8 muaj.
Këshillë: Kontrollojini ushqimet para se t’i fusni në frigorifer dhe pasi i nxirrni nga frigoriferi.
Qendra Alert/Alert.al


