Menu

Raporti i KE për Shëndetin Publik: Mungesa e investimeve në pajisje spitalore i çoi pacientët drejt privatëve. Ja dhe shumë problemet e mangësitë e sistemit shëndëtësor

Gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian në raportin për Shqipërinë, “nxijnë” Shëndetësinë. Madje, konstatimet kanë shkuar deri aty sa thonë që, për mungesë të investimeve në pajisje spitalore, pacientët janë dëtyruar të drejtohen në spitalet apo klikinat private. Madje viti 2023 kishte buxhet më të vogël në shëndetësi se ai 2022.

„Në vitin 2023, shpenzimet publike për shëndetësinë ishin 2.8% e PBB-së, 9.03% e totalit të shpenzimeve të qeverisë, nga 3.04% dhe 9.47% përkatësisht në vitin 2022. Shpenzimet shëndetësore nga xhepi janë të konsiderueshme. Ndërmjet viteve 2014-2024, vetëm 13% e parave të buxhetit të shëndetësisë u ndanë për pajisjet mjekësore, duke bërë që shumë qytetarë të përdorin ofruesit privatë të kujdesit shëndetësor”, thekson raporti i KE-së, i cili si në vitet e mëparshme, konstaton një mori problematikash në Shërbimin Shëndetësor. Ky i fundit përfshihet në Kapitulin 28, “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndeti Publik”.

Në lidhje me legjislacionin, KE vëren se, ai zbatues për substancat me origjinë njerëzore u miratua në shkurt 2024, i projektuar për t’ përafruar me acquis të BE-së. “Nuk kishte përparim në shtrirjen në mjekësi të produkteve për përdorim njerëzor, në produkte medicinale për përdorim veterinar ose në pajisje mjekësore, për të cilat ligjet mbeten pjesërisht të harmonizuara me acquis të BE-së:, vijon Komisioni Evropian me “shuplakat” për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërsa sipas raportit, “në lidhje me kontrollin mbi duhanin, Shqipëria duhet të aderojë në Konventën kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë… Ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente publike të mbyllura zbatohet rrallë.

“Gjithashtu, nuk ka pasur zhvillime për sëmundjet ngjitëse dhe shëndetin ndërkufitar, kërcënime të cilat të gjitha mbeten pjesërisht në përputhje me ‘acquis’ të BE-së. Plani i gatishmërisë ndaj pandemisë ende nuk është miratuar dhe ende nuk është përditësuar ECDC për këtë. Aty, gjithashtu nuk pati zhvillime për reduktimin e dëmit të lidhur me alkoolin apo mbi parandalimin e abuzimit me drogën, ku aktivitetet parandaluese mbeten sporadike”, vijon më tej KE.

Për të ushqyerit dhe aktivitetin fizik, komisioni konstaton se, kequshqyerja mbetet një çështje kritike, veçanërisht për fëmijët dhe gratë shtatzëna. “Për pabarazitë shëndetësore, edhe pse Plani Kombëtar i Veprimit për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesëmarrjen e Romëve 2021-2025 synon t’a përmirësojë situatën, aksesi i romëve në shërbime cilësore shëndetësore dhe parandaluese, tregon se ka dobësi në zbatimin e tij. Nuk ka pasur zhvillime të reja për aksesin ndaj shëndetit për gratë, duke përfshirë këtu shëndeti seksual dhe riprodhues.

Albania Report 2024Sektori i shëndetësisë është identifikuar si një sektor vulnerabël në draftin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2024-2030, megjithatë, një vlerësim gjithëpërfshirës i rrezikut të sektorit dhe zhvillimi i masave specifike nuk është siguruar”, thotë Raportin i KE.

Duke e konsideruar “Shendetin Publik“ me progres të kufizuar në përafrimin me acquis të BE-së për substancat me origjinë njerëzore, KE rekomandon se duhet të vazhdojë;

→ harmonizim i plotë me acquis të BE-së për barnat për përdorim njerëzor dhe veterinar dhe më tej

kontrolli i duhanit;

→ rritja e burimeve financiare dhe njerëzore në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht në kujdesin shëndetësor primar dhe gatishmërinë e emergjencës shëndetësore për të gjitha rreziqet dhe të garantojnë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullatat vulnerabël, veçanërisht për gratë dhe vajzat bëjnë pjesë në këto grupe.

Related Posts